Xhelal Sveçla kishte caktuar takim me një agjendë të caktuar për ta vizituar Kosovën Lindore por Beogradi nuk i dha leje

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me ftesë të Këshillit Kombëtar Shqiptar sot pritej të vizitonte Luginën e Preshevës. Sveçla do të vizitojë komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës si dhe do të takohet me zyrtarët e pushtetit lokal shqiptar atje, po ashtu dhe me Këshillin Kombëtar Shqiptar. Fillimisht në orën 09:30 do të takohet me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiun në Medvegjë, më pas në orën 12:00 do të qëndrojë në Bujanoc ku do të takohet me deputetin Shaip Kamberi dhe në orën 15:30 do të vizitojë zyrën e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Preshevë”. Kjo informatë  u dha para se  Qeveria e Serbisë në Beograd, të komunikonte lajmin për ndalimin e vizitës së Xhelal Sveçlës në Kosovën Lindore, të cilën Serbia e quan Preshevska Dolina, ndërsa zyrtarët e atjeshëm shqiptarë i përmbahen emërtimit zyrtar të përkthyer në sintagmën Lugina   e Preshevës, një territor brena kësaj zone që përjashton Bujanocin e Medvegjën.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar kundër deklaratës së ministres, Donika Shvarc

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar në deklaratën e ministres së  Jashtme, Donika Shvarc, …