Xhelal Sveçla: Vendimi për targat nuk është në asnjë mënyrë diskriminim dhe as provokim ndaj qytetarëve serbë

Xhelal Sveçla: Vendimi për targat nuk është në asnjë mënyrë diskriminim dhe as provokim ndaj qytetarëve serbë

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, deklaroi sot se vendimi për targat nuk është në asnjë mënyrë kundër qytetarëve serbë. Ai thotë se Policia e Kosovës është vendosur pranë pikave kufitare ekskluzivisht për mbrojtjen e tyre. “Si ministër i Punëve të Brendshme i Qeverisë së Kosovës garantoj se vendimi i reciprocitetit nuk është diskriminim dhe as provokim ndaj askujt. Qytetarët serbë nuk duhet të frikësohen, pasi që policët tanë janë detyrë dhe kontribuojnë për sigurimin e rendit dhe të sigurisë. Masat e ndërmarra nuk janë kundër tyre dhe as kundër askujt tjetër. Policia nuk merret me nacionalitetin e udhëtarëve, por ajo mbron të gjithë qytetarët, pa dallime”, tha Sveçla. Sipas tij, në këtë situatë Kosova dhe Serbia, ose kanë të drejtë ose e kanë gabim. “Kështu që ose do të mbajmë këto lloje të tabelave të regjistrimit ose të dyja palët të largojnë përdorimin e tabelave të përkohshme dhe të përdoren tabelat e rregullta të regjistrimit”, shprehet ministri Sveçla.

Kontrolloni gjithashtu

Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edward Joseph: Të gjithëve atyre që u angazhuan me Januszin për çështjet e Ballkanit do t’ju mungoj mendja e tij depërtuese

Eduard Xhozef, ligjërues në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka …