Xhevat Bislimi

Xhevat Bislimi: ÇELËSI I QEVERISJES SË MIRË DHE TË EKUILIBRUAR

Sistemi zgjedhor eshte çelesi i zgjedhjeve te mira e te ndershme ose i zgjedhjeve te keqija e te korruptuara. Sistemi zgjedhor dhe zgjedhjet jane ato qe determinojne nese vendi do te kete qeverisje te mire e te ekuilibruar apo qeverisje te keqe e te çekuilibruar, kaotike.

Republika e Kosoves, jo rastesisht, ka nje sistem zgjedhor qe organizon dhe prodhon zgjedhje lehtesisht te lendueshme, lehtesisht te manipulueshme e te korruptueshme. Prandaj, edhe produkti i tyre, Kuvendi, mbushet me kukulla te partive, ose me sakte te shefave te partive, qe fillojne e mbarojne mandatin e tyre duke menduar e duke folur e votuar vetem per qejfin, kerkesat e deshirat e shefit-bosit te partise! Natyrisht qe edhe Qeveria e propozuar nga mandatari dhe e votuar nga Kuvendi eshte fund e krye vullnet i shefit te partise dhe pazarlleqeve te tij! Me kete brume kete buke te ricikluar do te kemi… Me kete sistem zgjedhor qeverije te keqe, te paafte, te korruptueshme e debile kishim, kemi e do te kemi.

Ka nje muaj qe Republika e Kosoves, sidomos kapsit e saj (kapot e partive me tarafet e tyre), po jetojne ne ETHE duke pritur aktvendimin e Gjykates Kushtetuese! S’kane faj! Me aktvendimin e saj eshte i lidhur fati i paleve qe jane ne gare per sundimin dhe shfrytezimin e Kosoves e te pasurive te saj! Prandaj, te gjitha partive u ka pelqyer ky sistem zgjedhor sui generis! Prandaj, anje parti a institucion i Republikes nuk eshte i interesuar dhe nuk e ben llaf çeshtjen thelbesore te sistemit tone politike: ndryshimin e sistemit zgjedhor! Pse jo edhe rishikimin e Kushtetutes dhe pershtatjen e saj per zgjedhje, qeverisje dhe institucione te mira, te qendrueshme dhe te ekuilibruara… Ky eshte çelesi qe u ka “humbur” partive politike dhe shefave te tyre te shnderruar ne pronarë – zoter!!

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …