Xhevat Bislimi

Xhevat Bislimi: Mbeturinat e Jugo-Serbisë në Kosovës i bashkon propaganda dhe urrejtja kundër Shqipërisë

Te lindur, te perkundur e te rritur ne djepin e bute te Jugoserbise pushtuese dhe me qumsht Beogradi (Beo-mleko!), shqiptaret e sojit Baton Haxhiu, Ilir Deda, Berat Buzhala, Halil Matoshi (me soj e sorollop) i bashkon, i frymezon dhe i udheheq ne jete propaganda dhe urrejtja ndaj shtetit AMË te shqiptareve, Republikes se Shqiperise! Jo se jemi popull i vogel (sot!) dhe jo pse jemi popull dhe Atdhe-vend i copetuar… Mendje dhe shpirtera kolaboracioniste e sahalepires kane pasur ne kohe dhe rrethana te ndryshme edhe popuj te medhenj e te fuqishem. Dua te them qe kjo qe po bejne keta batonet, halilet, beratet e soji i tyre jane mbetje te nje kohe dhe te nje gjendje pushtimi… Jane “prodhim” i marredhenieve dhe perplasjeve: te pushtuar-pushtuese! Nga kjo marredhenie dhe nga kjo perplasje, here e heshtur dhe here e hapur, deri ne perplasje me arme, kane ngelur keto mbetje, qe akoma nuk po mund ta kuptojne dhe te pajtohen qe Jugoserbia nuk eshte më! Nuk po mund ta kuptojne dhe ta pranojne se tash eshte Republika e Shqiperise, jane shqiptaret nga te gjitha krahinate e Shqiperise se pushtuar (dy te tretate e Shqiperise), qe bashke me shtetin e tyre AMË e çliruan Kosoven… Ky soji i tyre (batona, shkelzena, ilira, halila, berata, vetona dhe eterit e gjysherit e tyre…) e kane te qarte vetem faktin qe, po te ishte per ta, Kosova edhe sot do te ishte nen Serbi dhe Jugosllavia e Titos nuk do te prisheje kurre! Prandaj, po te mos ishin me bisht e koke te zene dhe po te mos ishin te detyruar t’u sherbenin qarqeve antishqiptare, nuk do te duheje ta hapnin gojen kurre per Kosoven shqiptare, te cilen e donin vetem si bahçe te Jugoserbise! E gjithe kjo mbetje jugoserbe jane te mendimit dhe thelle te penduar qe nuk kane bere me shume per ta ruajtur Jugoserbine e Tito-Rankoviçit!

Ata edhe sot, menjehere pas mbledhjes se dy qeverive tona: asaj te Republikes se Kosoves dhe kesaj te Republikes se Kosoves (te dyja shtete te Shqiperise), u shfaqen me gjithe mllefin e tyre primitiv kunder Tiranes zyrtare (Kryeministrit Edi Rama). Reagime kaq te egra dhe kaq primitive nuk kishte as ne Beograd! Atje i moren keto zhvillime shume me seriozisht dhe i komentuan si shqetesuese per Serbine (e “kuptueshme”), sepse bashkerendimi sado i vogel i dy shteteve te Shqiperise (R. se Sh. dhe R. se K.) i tmerron pushtuesit e djeshem te Kosoves dhe pushtuesit e sotem te Kosoves Lindore e te sa qyteteve e vendbanimeve dikur shqiptare)!

Po behet nje jave qe te njejtit, me te njejtate medie, bene fushate kunder Tiranes me “argumentin” se “qeveria e Edi Rames nuk po e perkrah taksen 100% per Serbine dhe mallrat e saj”, duke u bazuar ne nje prononcim te ministrit Arben Ahmetaj! Kur i degjon ta merr mendja se Kosova nuk ka popull, nuk ka dalzotes, por paska mbetur ne duart e mbetjeve jugokomuniste! Perkrahja qe sot i dha Kryeministri Rama takses 100% i demaskoi keq keta shpifes te mbetjeve jugokomuniste. Qendrimi i Rames per bashkepunimin me Kosoven e tij shqiptare pa kufizime e pa kushte i vuri ne levizje dhe i terboi fare qendrate dhe qarqet antishqiptare, te cilate i urdheruan mbetjet e tyre ne Kosove qe te reagojne pa humbur asnje minute! Mediet e financuara dhe te sponzorizuara me fonde dhe qarqe nga Beogradi dhe qendra tjera antishqiptare u angazhuan menjehere kunder mbledhjes se dy qeverive te Shqiperise dhe, sidomos kunder Edi Rames dhe Tiranes zyrtare! Vollen helm e vrere kunder marreveshjeve te arritura dhe kunder qendrimeve qe mbajti Kryeministri Rama per Kosoven e Shqiperise dhe kunder nderhyrjeve te Serbise ne punet e Republikes se Kosoves! I ftuar ne KTV, njeri nga mbetjet jugoserbe, Ilir Deda, e denoi qendrimin dhe fjalimin e Edi Rames ne Kosove! Me nje fjale ai po thoshte: “Ç’kerkon Edi Rama (nje Kryeminister i Tiranes dhe Tirana zyrtare) ne Kosoven e ilireve, batoneve, halileve dhe sojit te tyre te mbetur nga pushtimi i gjate jugoserb”?! Kjo fare mbetje beri edhe dallimin gjuhesor: “ne, tha ky fare melezi, i themi gomarit magar”! Tha keshtu, sepse ky dhe “magarecet” e sojit te tij mendojne qe gjuha e tyre e varfer dhe e ngaterruar eshte edhe gjuha e popullit shqiptar ne Kosove, qe e flet dhe e shkruan pa gabime gjuhen e tij te njesuar-letrare.

Mllefi i ketyre mbetjeve dhe urrejtja qe manifetojne kunder shtetit tone AMË popullin shqiptar ne Kosove e mbush me shprese se kombi, me njemije veshtiresi e gabime, po ecen ne rrugen e duhur. Do t’i keshillonim keta “magarecer” qe te mos e hane veten se rruga e ribashkimit te Shqiperise eshte e pakthyeshme… Nuk eshte e larget dita qe edhe Republika e trete e Shqiperise do te behet dhe te trija do te bashkohen-shkrihen ne nje shtet, ne nje Shqiperi. Ateher eshte i sigurte edhe bashkimi, heret a vone, i krahinave tjera, qe mbahen te pushtuara, me Shqiperine e tyre. Shpresoj qe keto mbetje deri atehere te jene tretur e harruar ne ndonje “kenete” te huaj…

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …