Xhevat Bislimi

Xhevat Bislimi: SERBIA KËRCËNON KOSOVËN SHQIPTARE

   Me gojën e njeriut të parë, Kryetarit të saj, Aleksandër Vuçiçit, Serbia ka kërcënuar sot Republikën e Kosovës. Kërcënimi erdhi nga takimi i Vuçiçit me ambasadorët e pesë vendeve të fuqishme (amabasadorët e kuintit!)! Duket që edhe takimi me ambasadorët e kuintit ishte ftuar për këtë qëllim! Serbia e udhehequr nga pinjollet e kryekriminelit (Milosheviçit) ishte dhe eshte kercenim permanent derisa Republika e Kosoves dhe pergjithesisht kombi shqiptar (shteti AMË) te mos kete zotesine ushtarake per t’u mbrojtur ne çdo kohe e ne çdo rrethane nga Serbia neofshiste. Vetem keshtu Serbia do te qetesoheje dhe do t’i uleje ne zero oreksi per ta ripushtuar nje pjese te Kosoves…

   Vuçiçi e shprehu hapur qellimin e tij per nje marreveshje te favorshme per Serbine ne kohen qe Kosova shqiptare po merr goditje pas goditjeje! Ai kerkoi qe kjo te arrihet menjehere, “perndryshe mund te perseritet Nagornji Karabahu”. Keshtu u tha, me pak fjale, Kryetari i Serbise ambasadoreve te peseshes se madhe, sigurisht qe porosite e tij kercenuese t’u percillen vendeve qe perfaqesojne keta ambasadore! Nuk raportohet qe ndonjeri nga ambasadoret te kete mbajtur qendrim e t’i kete thene Vuçiçit te Milosheviçit qe ta mbante gojen!

Kercenimi mund te merret edhe si presion e shantazh per te shkeputur koncesione te reja ne dem te Kosoves shqiptare… Por, fakti qe Serbia gjate gjithe ketyre viteve kishte prioritet blerjen e armatimit sulmues dhe fuqizimin e ushtrise se saj tregon se Serbia, ne nje moment dhe ne rrethana te favorshme, nuk do te hezitonte ta sulmonte Kosoven per ta shkeputur prej saj “Nagornji Karabahun”. Sigurisht qe pastaj, pasi te pushtohet “Nagornji Karabahu” i Kosoves, do te behet “ndermjetesimi” per armepushim e per marreveshje!!

   Per vete e mora shume seriozisht kercenimin e Serbise ne nje kohe qe e gjithe bota, sidomos Fuqite e Medha, nuk ia pertojne te ndezin zjarre kudo ne bote, qe te perfitojne nga gjaku i derdhur e nga hiri i rrenimeve dhe djegieve ne tokat e popujve te vegjel!

   Populli shqiptar, ne fund te fundit, s’ka pse i frikohet Serbise se armatosur deri ne dhembe, por po i frikohet me te drejte gjendjes politike, ekonomike, ushtarake e shteterore ne Republiken e Kosoves, e cila sapo ka filluar te ndaj nga 5 milone euro per mbrojtje!!?? I frikohet, me te drejte, gjendjes jo te mire dhe perçarjeve e mosmarreveshjeve ne shtetin AMË! Ata, qe per 30 vite rrenuan shtetin, ekonomine dhe Ushtrine Shqiptare jane gjalle e po gezojne mbeshtetje te pakursyer nga kundershtaret dhe armiqte e lirise dhe te bashkimit te kombit shqiptar e te Shqiperise ne nje shtet, zgjidhje e drejte dhe e perhershme per ne dhe per fqinjet tane grabitçare.

   Prandaj, institucionet shteterore te Kosoves dhe partite politike duhet ta marrin me seriozitetin e duhur kercenimin e Serbise dhe te “shtrengohen” per dimerin qe mund t’i sjell Serbia Kosoves shqiptare. Nuk mjaftojne deklaratate e thirrjet qe po i drejtohen NATO-s e BE-se qe te “merren masa ndaj Serbise”!? Liria e Kosoves shqiptare nuk mund te ruhet pafundesisht nga djemte e nenave amerikane, gjermnae, etj. Fati i Kosoves nuk guxon edhe pas 20 vitesh te varet nga zgjedhjet ne nje vend a ne nje tjeter dhe nga fakti se kush do t’i fitoje zgjedhjet e kush do te behet Kryetar a Kryeminister!? Te paret djemte tane per mbrojtjen e lirise se Kosoves shqiptare, siç bene me UÇK-ne per çlirimin e saj, e pastaj me te drejte mund te presim perkrahje nga djemte e nenave te huaja… Kosova dhe institucionet e saj politike, shteterore e ushtarake duhet te riorganizohen pa humbur kohe!

   Republika e Shqiperise (nje e treta e Shqiperise) duhet te reagoje ashper dhe prere (me te njejten monedhe) ndaj ketij kercenimi te Serbise. Kryeministri shqiptar do te duheje t’i ftonte amabasadoret e kuintit e t’u tregonte, qe ta kuptonte Serbia, se çdo sulm ndaj territorit te Republikes se Kosoves do te kuptoheje si sulm ndaj Republikes se Shqiperise dhe si shpallje lufte shtetit shqiptar…

 

 

Kontrolloni gjithashtu

RrGK: Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zë ri i grave dhe vajzave

Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot …