Rezarta Reçi: Mbyll siparin Open Cinema për vitin 2020

Rezarta Reçi: Mbyll siparin Open Cinema për vitin 2020

(Në muajt Shtator – Nëntor 2020 ky aktivitet  përfshiu qytetet mikpritëse të këtij aktiviteti Kukës, Himarë, Gjirokastër dhe Belsh)

 

 Open Cinema ( Kinemaja në natyrë) ka mbyllur edicionin e 4-t në qytetin e Belshit. Këtë vit, për shkak të situatës pandemike ky aktivitet u zhvillua në hapsiren kohore Shtator – Nëntor 2020 duke përfshirë qytetet mikpritëse të këtij aktiviteti Kukës, Himarë, Gjirokastër dhe Belsh. Projektuar dhe realizuar nga Cinemania Production dhe mbështetur nga Qendra Kombëtare Kinematografike dhe Bashkitë e qyteteve përkatëse, ky aktivitet gjallëroi jetën artistike dhe mundësoi që kinemaja të shkojë sa më pranë qytetarëve, duke i ofruar një larmi filmash artistikë shqiptarë dhe të huaj si dhe duke promovuar filma dokumentarë të realizuar vitet e fundit. Një ekip i vogël njerëzish pasionantë dhe kinemadashës udhëtuan nga njëri qytet në tjetrin për ta bërë të prekshme endrren. Producenti Skender Jaçe që është dhe ideuesi dhe realizuesi i këtij projekti përmes CinemaniaProduction është marrë me të gjitha detajet e organizimit duke filluar që nga përzgjedhja e filmave dhe dokumentarëve deri tek cilësia e ekranit të madh projektues që ” shëtit” qyteteve sëbashku me grupin e vogël realizues.Çdo mbremje hapej me nderimin – homazh të të gjithë asaj plejade artistesh të kinemasë e teatrit që nuk jetojnë më dhe që kontribuan aq shumë me artin e talentin e tyre për të mbetur të fiksuar në kujtesen kombetare permes celoluidit.Moderimi i këndshëm dhe i zhdervjellët i aktores Suela Konjari dhe gazetares Rezarta Reçi, pjesmarrja aktive dhe simpatike e kengetareve te mirenjohura Irma Libohova, Miranda Kullani dhe Eranda Libohova, grupet e valleve të qyteteve perkatese i dhanë mundësi Drejtorit Ekzekutiv të Projektit Masar Jace ta kishte më të lehtë realizimin konkret të këtij aktiviteti në kushtet e zbatimit të rreptë të rregullave anticovid. Prezenca e bukur artistike e aktores së mirënjohur e aq të dashur për publikun artdashës ka qënë e mbetet qershia mbi tortë e këtij aktiviteti kulturor të dobishëm. Nata përmbyllëse e edicionit të 4- t të Open Cinema u zhvillua në qytetin e shndrruar bukur të Belshit. Ndriçimi magjik i liqenit kombinohej këndshëm me magjinë e ekranit të madh që përcolli tek spektatorët e shumtë tre dokumentaŕe të realizuar me profesionalizëm dhe pasion. Dokumentari “Masaker mbi Dumre” është realizuar nga skenaristi dhe regjisori Rigers Plaka me mbështetjen e producentit Lodian Hasko. Në qender të këtij dokumentari është një fakt historik. Dokumentari me mjete të kursyera për shkak të sfumimit në kohë të ngjarjes risolli pas 107 vitesh përmes qëmtimeve dhe intervistave me dëshmitarë a pasardhës të tyre të historinë e vrasjeve serbe ne zonen e Belshit.

Regjisori këmbêngulës dhe përzgjedhës i temave dhe detajeve të veçanta për dokumentarë, Rigers Plaka është dipllomuar për regji te Marubi. I është mirënjohës jo vetëm këmbënguljes dhe pasionit të tij , por edhe mbështetjes së bashkëpunëtores së tij të pandarë Romina Plaka si dhe kryetarit të Bashkisë së Belshit, Arif Tafani që i lehtesojnë realizimin e projekteve të tij aspak shteruese. Në qender të dokumentarit”Estref Gjoshi, krenaria e Dumresë” realizuar nga Cinemania Production është njeriu i thjeshtë dhe fisnik që ka respekt për të shkuaren, rrënjët, vendlindjen, njerezit e mbetur atje. Ka dekada që është larguar drejt Tiranës por mendja e tij dhe impenjimi ka mbetur atje.Jo si peng nostalgjie por si projekte zhvillimi duke investuar me dashuri në ato burime të një krahine të dashur siç ështe zona e Belshit dhe e Dumrese. Ndersa kamera ndjek emocionin e syve të përlotur nga malli a gëzimin nornal për një xhest mirënjohjeje, dokumentari shpalos sekuencë pas sekuence ritmin e një jete aspak të lehtë përshkuar nga dashuria, vullnti i mirë dhe fisnikëria për të realizuar vepra të dobishme në shërbim të komunitetit. I gjithë dokumentari krijon emocion jo vetëm për rrëfimin e detajeve domethënëse por edhe për shpalosjen plot color të ritmeve dhe levizjeve të grupit te valleve të zones se Dumrese ngritur dhe mbeshtetur me shumë dashuri dhe financiarisht nga personazhi i dokumentarit Estref Gjoshi. Kur dalin titrat përmbyllëse të dokumentarit lajmërohesh se Open Cinema ka ulur siparin për këtë sezon të 4-t të tij pa u dorezuar për rrugëtime të tjera. Sepse endrrat vazhdojnë….

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxha

ISA FERIZAJ: RRON E DREJTA, E VËRTETA

ENVERIZMI ATDHETAR! Erdhi serish prilli, në vendin tim; Gjetur, i ka shqipet, në fluturim. Gjet …