Xhevat Bislimi

Xhevat Bislimi: Si janë burrat!

Fushata kunder UÇK-se dhe kunder themelueses dhe drejtueses se saj, LPK-se, ka qene e eger para daljes se saj publike, gjate Luftes Çlirimtare, menjehere pas Luftes dhe, per habine e botes se civilizuar, ajo po behet edhe sot e gjithe diten! Po vazhdon sepse, persekutoret e idese dhe te Levizjes per çlirimin e tokave te pushtuara te Shqiperise, ata, qe me ndihmen e pushtuesit ndoqen, burgosen, torturuan, denuan, debuan e vrane mijera shqiptare e shqiptare, jane gjalle e jane shendosh si molla… E hodhen lumin pa u hy ferre ne kembe! Jo vetem kaq. Ata dhe pjella e tyre jane ne te gjitha hallkat e sistemit dhe te institucioneve politike e shteterore te Republikes se Kosoves!! Qe e keqja per Kosoven dhe popullin e saj shqiptar te jete edhe me e madhe, me ta, per interesat e tyre te pista, u “bashkuan” edhe disa “patriote te rinj”!! Kurse, pjesa me e madhe e atyre burrave qe i kishin vene gjoksin pushtuesit dhe kolaboracionisteve jane bere, per interesa te ngushta e meskine, partizane te partive e sidomos te “lidereve” te tyre filistine! Te dhemb, por edhe te revoltohet shpirti kur shikon, degjon e lexon reagimet e qendrimet mjerane te disa veprimtareve dhe ideologeve te Levizjes Kombetare, te LPK-se e te UÇK-se, te ndare ne kampe e te rreshtuar për një pas “bosit” te partise!! Keta jane prej atyre burrave qe kur behej fushate kunder UÇK-se, kur persekutoheshin, arrestoheshin e denoheshin me shume vite burg luftetaret e komandantet e UÇK-se, mjaftoheshin me refrenin e bajatshem te shefave te tyre: “Askush mbi ligjin” ! “Ne nuk perzihemi ne çeshtjet e drejtesise”! Me nje fjale, u thoshin (UNMIK-EULEX-sit: “arrestoni e denoni sa te mundeni se ne jemi “asnjanes”, veç ne mos na ngatrroni”! Heshten si mumjet edhe kur u arrestua Azem Syla! Heshten, sepse arrestimin e tij e kishte pershendetur dyshja, qe ishte mbi partine!… Te tillet heshten si mumjet edhe kur u bene bisedimet e Vjenes! Heshten per pak perfitime qe kishin me poziten e tyre si macja nen sofer edhe kur u bene marreveshjet e Brukselit, edhe kur shteti i Kosoves u be me hije (me fusnote), edhe kur popullit shqiptar te Kosoves iu mohua flamuri e perkatesia kombetare!! Jane burra (edhe gra) te tille qe heshten, miratuan e votuan edhe faljen e tokes Malit te Zi!! Miratuan, votuan, e qe besa edhe “arsyetuan” edhe votimin e krijimin e Gjykates Speciale per denimin e Luftes Çlirimtare dhe, me e keqja, per denimin edhe te vete frytit te saj: lirise e pavaresise,-shkeputjes se Kosoves, nga Serbia!! Jane keta veprimtare e drejtuese te dikurshem te Levizjes e te Luftes qe s’e hapen kurre gojen kunder korrupcionit, shperdorimit, vjedhjes dhe pervetesimit te pasurive e te fondeve publike te Kosoves shqiptare! Disa prej tyre ishin bere edhe pjese e ketij “procesi” rrenimtar per lirine dhe ekonomine e Kosoves!! Ra nje deklarate e nje keshilltari politik te Albin Kurtit dhe i ringjalli disa prej ketyre mumjeve !! Ata qe nuk denuan gjithe procesin dhe aktoret qe e sollen ketu Kosoven vrapuan ta denojne deklaraten e nje lapanjozi, qe ne kete rast mbante edhe “kostumin” e zyres se nje Kryeministri, qofte edhe ne largim… Deklarata e tij ishte skandaloze dhe e denueshme per çdo shqiptar, qe nuk heshti asnjehere para padrejtesive qe i beheshin luftetareve te lirise dhe vete lirise se Kosoves. Ketu dileme nuk ka! Por, ndaj deklarates se tij nuk kishin dhe nuk kane te drejte morale te reagojne ata qe kishin heshtur per padrejtesite, persekutimin dhe dhunen njezet vjeçare ndaj Kosoves dhe Luftes se saj Çlirimtare, ndaj UÇK-se! Aq me pak kane te drejte e kane fytyre te reagojne ata qe heshten dhe nuk hapen goje kur u themelua dhe u votua Gjykata Speciale nga shefat dhe partite e tyre!! Persekutimi dhe denimi i Luftes se UÇK-se dhe kombit shqiptar per lirine e Kosoves dhe i vete lirise e pavaresise se saj u legalizua dhe legjitimua, madje ne shkalle nderkombetare, me voten e Kuvendit te Republikes!! Çuditerisht edhe ne krahun tjeter po ka veprimtare e drejtuese te djeshem te Levizjes e te Luftes qe po heshtin ose po mundohen ta arsyetojne deklaraten e keshilltarit te Albin Kurtit!! Dhe a e dini pse? Sepse Albin Kurti nuk u distancua nga kjo deklarate antishqiptare!! Njesoj kane heshtur edhe per deklaratate skandaloze te disa zyrtareve e deputeteve te LVV-se!! Disa prej tyre kane qene shume te zeshem, me te drejte, kunder partive qe votuan Gjykaten, demarkacionin, marreveshjet e Brukselit, etj.. Kurse tash po heshtin per deklaraten skandaloze e me karakter antishqiptar te keshilltarit te Albinit, “bosit” te LVV-se!! Madje, disa edhe po mundohen ta arsyetojne e relativizojne! E pra, keshtu Kosova shqiptare nuk behet… Duhet te ndryshojme ose do te na “ndryshojne”!

 

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …