Brickos

Disa nga referencat e shkurta, kuptimplote dhe diplomatike të Edi Ramës në KiE

Xhevat Hasani: Edi Rama në Këshillin e Evropës, Kosovën e quajti “Komb kosovar”, por jo në kuptimin kombit

Lexuesit duhet ta kuptojnë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama,  në fjalimin e tij të para tre  ditëve në Këshillin e Evropës, Kosovën e quajti „Komb kosovar“ jo në kuptimin e ndonjë „kombit kosovar“ që realisht nuk ekziston, por në kuptimin e shtetit të Kosovës. Kjo sepse në gjuhën e politikës ndërkombëtare fjala „komb“ që në gjuhën angleze shkruhet „Nation“ dhe që lexohet „Nejshën“, sipas kontestit të fjalisë herë e ka kuptimin e kombit e herë e ka kuptimin e shtetit. Edi Rama në kontestin e fjalimit të tij në Këshillin e Evropës, shprehjen „Komb Kosovar“ e ka përdoruar në kuptimin „Shtetit i Kosovës“ dhe jo të „kombit kosovar“, sepse në Kosovë ka shtet të Kosovës, por nuk ka „komb të kosovar“.  Nexhemedin Spahiu dhe ndonjë tjetër ka vite që e propagandojnë ndarjen e kombit shqiptarë në dy kombe: në komb shqiptar dhe në „komb kosovar“. Por, kot e kanë. Shqiptarët e Kosovës kurrë nuk heqin dorë nga përkatësia kombëtare shqiptare. Besoj se Spahiu e ndonjë tjetër kurrë s`kanë për ta parë të realizuar idenë e tyre të ndarjes së kombit shqiptar në dy kombe: në komb shqiptar dhe në „komb kosovar“.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …