Me ardhjen e Lulit në krye të PD-së, shpresua fillimisht dhe u duk sese Partia Demokratike do kish reflektuar nga gjithë ato marrëzi dhe faje të rënda të saj përpara popullit. Por si dukej ishte thjeshtë një iluzion , ish e tillë, sepse kish nje kontrakditë midis jetës dhe veprimtarisë së kësaj partie me natyrën “ adoleshente” prej një djali të llastaur i cili dhe sikur të çpohej në një gjëmb, do fillonte të qarat duke ju ankuar mamit për gjëmbin që mori. Dhe për më tepër dhe detyrat e shtëpisë në matematikë, ja zgjidhte mami sepse vet kembëngulte.. që 7 x 7 jep 42 dhe jo 49. Mbase kish të drejtë, sepse këto llogari i pat mësuar nga “Usta Sala” i cili këtë lloj matematike e kish aplikuar në skemat piramidale, të cilat për herë të parë në historinë shumë shekullore të këtij kombi u tentua që shqiptarët të hidheshin në luftë e të luftonin kundër….shqiptarve.
Sala, vërtetë pësoi një disfatë katastrofike, por mendja dhe shpirti i tij delirant, prej një “ egocentristi” dhe narcisti, kurrë nuk do të pajtohej me këtë humbje, sepse e gjithë veprimtaria e tij, qëkurse ai ju fut politikës (madje nuk është çudi aspak sepse është çështje karakteri), madje dhe në kohën kur ai ishte sekretar i partie në spitalin e Tiranës flasin dhe tregojnë nga ana tjetër për shpirtin e tij të egër prej karrieristi të sëmurë deri në delir madhështie. Historia botërore për mjekë vrasës na ka treguar se kanë qenë mjekët naziskinë madje dhe mjekë të zakonshëm natyrë kjo e psikopatve të heshtur që buzëqeshin artificialisht dhe kur nuk është aspak situatë gazmore. Por ja që Sala, jua u menderosi dorë për dore gjithe mjekve kriminelë që mund të ketë patur i gjithë globi. Por le ta lemë mënjanë kohën e socializmit kur ai u lepihej zvarrë – zvarrë udhëheqjes gjithë servilizëm të pështirë e të hidhemi në kohën “post komuniste” .
Shumë kush në këtë kohë (mbas disfatës së parë të tij katastrofike), pavarsisht zullumeve të tij që nuk gjendet aspak njësi matëse për t’i vlersuar, mendonte se Saliu do tërhiqej në jetën e tij private, por ja që doli i gabuar! Kjo për faktin se shumë nga bëmat e tij përveçse karakterit të vet të pakontrolluar, që dhe vet ai këtë gjë e di më mirë se askush, pra shumë nga këto, lidhen direkt me ekzistencën dhe jetën ekonomike të “Dinastisë Berisha”. Pra sjellja e tij gjatë këtyre 3,5 dekadave është shprehije e interesave të veta ekonomike dhe privilegjeve që mund t’i sjellë apo do t’i sillte atij pushteti. Për këto gjëra e të tjera si këto, ai nuk u ndal aspak në rrugën e tij kriminale. Nëse do shprehesha në mënyrë artistike, rruga a tij familje – pushtet…dhe pushtet- familje është e shtruar me gjak shqiptari të koaguluar që nga Vlora e rrethuar dhe plagosur prej tij e deri te fëmija Geraldo Dudës dëshmori më i ri i Gërdecit..Prej K.Trebickes e deri te “4 dëshmorët e Bulevardit” që prej Hajdarit të Tropojës…e deri te vet Tropoja. Këto e të tjera bëma si këto, kanë tërehqur dhe vëmendjen e n/kombëtarve të cilët habiten që një vend kaq i vogël të nxjerrë kriminelë kaq të mëdhenj kalibri, të cilin do e kish zili dhe vet Pinoceti i Kilit, aq sa dhe vet Ponc Pilati (nga ku në pikturë i ka duart gjithë gjak), në rastin konkret do mbante në duar ibrikun me ujë dhe duke shqyer sytë nga habija do ndihmonte Berishën për të larë gjakun prej duarve të veta. Pra faktori n/kombëtar e di fare mirë se çfarë mostre kemi ne ende të lirë, që qarkullon “ me leje drejtimi “ nga vet shteti.
Po pse nga shteti, kur ata e dijnë fare mirë se disa vende me Amerikën krye e kanë shpallur “non grata”?!. Kjo ka arsyet e veta objektive,por ndhe subjektive, sepse arkitekti kryesor i ndërtimit të piramidave i shfrytëzimit barbar të njeriut nga njeriu në Shqipëri, është Berisha. Është pikërisht ky Berishë, që disa vrengëroshve( duke e mbrojtur krimin) të drejtësisë dhe disa qorrave me sy hapur i ka bërë pasanikër. Pra shkurt e qartë pa Berishë nuk do kish as Nano… as Ramë… as Ruço..as Gjinushër, as Milo as Metë madje as Pëqo Idriz me Bejlerë…dhe agallarë të të gjithë krahinave! Të ndëshkosh Berishën, do të thotë të ndëshkosh sistemin. Po a ka sistem kapitalist e që ky të mos e dojë kapitalin? A ka sistem kapitalist që nuk i ka themelet e veta te vjedhja masive që u bëhet masave të gjera të popullit ?! Absolutisht që jo !Drejtësia në kapitalizëm i ka gurët e themelit të shkruar “The court of injustice” ( Cortea e padrejtesive) . Jo pa qëllim dhe simbolit të saj me peshore të anuar ja kanë mbyllur sytë, jo për të mos patur dijeni se kush është ai apo ajo ( ngaqë nuk do tja dijë aspak), por që të mos shikojë krimin dhe de facto ata ose nuk e shikojnë…ose bejnë sikur nuk e shikojnë. Dhe ashtu ka ndodhur. Flitet per SPAK..për Dumanin dhe “proto – dumanët “ e mëparshëm. Këtu kanë qenë dhe ata që ikën e asgje nuk bënë…ose më saktë bënë….por bënë një vërë në ujë të pëgërë . Në kushtet aktuale kur Berisha i humbi zgjedhjet dhe që ai si përhera nuk pajtohet me humbjet dhe kur ka humbur, ( ai është fitimtari i vërtetë)për të justifikuar disfatën e ka gjet argumentin e përhershëm të tij se zgjedhjet u vodhën e u manipuluan. Por kryetari i”bordellos” Berisha, ai që e hapi për herë të parë këtë aktivitet kurvash dhe kurvarësh të pushtetit të pushtave, natyrisht duke marrë dhe bekimin e R. Alisë, nuk ka pse ankohet që zanatin e tij ja u mësoi dhe të tjerve?!
Zanat ky ku shitet nderi e dinjiteti(Jo që ku kanë nder e dinjitet pushtetarët)! Po atëhere ku e ka hallin ky njeri i sëmurë shpirtërisht e mendërishgt që tashmë është shpërfytyruar madje dhe me një sy i shikon në drejtim të paditur , kushedi se ku? Ku e ka hallin ky njeri i cili është bërë simbol i fatkeqsive shqiptare? Mos vallë atë e ka marrë lemeria sepse mendon se orgenet e drejtësisë ndaj tij mund të veprojnë. Leshtë e Marikës ! Kujt ja mban të ndëshkojë Berishën ?! Madje dhe dikush që do të guxonte…ai në fakt, do ish vet i pari i ndëshkuari me vetvresje politike. Berisha aktualisht në ambjentin shqiptar deri në vdekjen e tij të zakonshme ,apo dhe të parakohëshme (Aman o zot mos na e merr një ditë e më parë..!) nuk ka për tu dënuar kurrë dhe këtë gjë e di fare mirë dhe vet Berisha. Por atëherse si shpjegohen ulërimat e tij deri në kupë të qiellit?! Asgjë ska për tu habitur. Është thjeshtë çështje konkurrence. Bosët dhe kapobandat e të majtës me Ramën në krye nuk do e dëshironin që violinë e parë të jetë e djathta, sepse dhe vet ata janë të ndërgjegjshëm se për sa ka bërë Berisha dhe për sa të jetë në krye të PD-së , fitoren dhe pa zgjedhje e kanë në xhep. Veçse kuptohet se nëse sundon ekonomikisht e ashtuquajtura” e majtë”, Berisha dhe perandoria e tij “berishiane”e dijnë që nuk dalin dot të fituar, por të paktën nuk do ta dëshironin që ata të preken e cënohen në mardhëniet ekonomike të kësaj dinastie. Por kur është kështu që sistemi nuk i dënon pse atëhere Meta dhe Veliaj janë ende në burg ?! Thjesht për konsum publik, që si opinioni i brendshëm ashtu dhe ai i jashtëm, të krijojnë një ide ..se Shqipëria tashmë me Ramën në krye, është në duar të sigurta dhe se ” po e luftojnë krimin dhe korrupsionin” duke filluar nga lartësitë e piramidës drejtuese, se tashmë aktualisht vëmendjen gjoja e kanë te krimi i organizuar e shtetror…dhe jo ai spontan i bandave të rrugës. Po Berisha vallë a do heqë dorë nga klithmat ulërimat kercënimet e deri te masat extreme të tij deri….në vet flijim ( të vet flijohen ata të PD-së…sepse vet do flerë i qetë)?!.Ku heq dorë Berisha…po nuk hoqën Berishën ?! Saliun dhe në çmendinë ta mbyllin ai mendon e do mendojë deri në vdekje…se epoka e ka sjellë të jetë pasardhës i Skënderbeut !