Brickos

Ylli Mece

YLLI MEÇE: KUSH JANË FITIMTARËT DHE HUMBËSIT E VËRTETË TË LUFTËS?

Është një pyetje jo e thjeshtë, sepse përgjigja nëse do t’i refroheshim të vërtetës lakuriqe, është rrëqethëse e dridhëruse. Do të mjaftonte një statistikë e thjeshtë për të kuptuar se vetëm tremujorin e parë te vitit të shkuar 2022 (mars – maj) 28 vendet prodhueset më të mëdha të energjisë, si rezultat i rritjes artificiale të çmimeve ( hidroenergjitik, gaz naftë etj) fituan më shumë se 100 miliardë $, teksa Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres,duke e pranur hapur këtë maskaradë të manjatëve të mëdhenj se:

“Është jo etike që kompanitë e naftës dhe gazit të bëjnë fitime rekord nga kjo krizë energjetike që rëndon rëndë mbi njerëzit dhe komunitetet më të varfëra dhe që sjell një kosto të madhe për klimën.” Fitimet e kombinuara të kompanive kryesore të energjisë në tremujorin e parë të këtij viti janë afër 100 miliardë dollarë. Pra Guerresi vetëm sa e konstaton dhe u lutet megakompanive enerigjitike të mendojnë për popujt, sepse kjo krizë ka tronditur dhe financat botërore dhe që po ndikon drejtë për së drejti në nivelin e jetesës duke ngritur më lart nivelin e varfërisë.

Lufta në Ukrainë ,në fakt është një luftë e imperailisteve rusë mbi këtë popull, por dhe kërcënim për popujt tjerë fqinjë apo”sllav-folës” që nuk i binden Carit Putin, për të ringritur për së dyti imperatorinë e “Balshoj Rasi” (Rusi e madhe).Evropa dhe sidomos Amerika, kanë interesat e tyre, por që në fakt janë të ndryshme nga njëra-tjetra. Evropa ka hallin e vet, sepse përkeqësimi i mëtejshëm i situates dhe një fitore e ushtrisë pushtuese ,do t’i hapte oreksin Rusisë për inkursione te tjera e të reja drejt Evropës, teksa Amerika dëshiron që kjo luftë të zgjatë sa më shumë dhe me këtë rast hiperbolizon shkallën e rrezikshmërisë ruse duke e mbajtur jo vetëm ne alarm Evropën, por dhe duke e bindur atë për përkeqësimin e mëtejshëm të situtës e cila mund të shkojë dhe drejt një lufte te tretë botërore. Kuptohet, që në kësi rastesh Evropa duhet të marrë masat për të përballuar Rusinë por që ta përballojë me sukses atë, nuk mundet që të futet në luftë me armët e vjetra por me armë të reja. Te vjetrat i dhurohen Ukrainës teksa dërgohen atje dhe një sasi e pakët armësh të reja me qëllim testimi, duke ballafaquar në sheshin e luftës efektet e tyre. Por kjo situate( sidomos dhe me hedhjen ne erë te gazsjellësit “Nord strom 2” nën ujërat detare te Balltikut Norvegjisë nga vet amerikanet) u krijua qëllimisht prej tyre e me këtë rast, ata me një gur vrisnin dy zoq, që do të thosh: Rusia të mos te kish mundësi t’i dërgonte gaz Evropës dhe në keto kushte, të ishte Amerika ajo që do i shiste gaz Evropës me çmimin që i leverdiste. Sabotimi i linjë së gazit drejt Evropës kishte prapavija te medha ekonomike por dhe politike.

Në hartimin e këitj plani sekret që u realizua në 26 shtator të vitit të shkuar, morën pjesë vet Presidenti i Amerikes J.Biden, shefi i CIA-s J. Burnd në b/punim me Pentgonin si dhe nën sek. Shtetit V. Nuland dhe sekretri për sigurinë J.Sullivan. Evropa e kupton lojën djallëzore te Amerikës, por s’ka çt’ë bëjë, sepse amerikanet ja kanë zene koken me derë qysh me “Planin Marshall” mbas luftës së dytë botërore më 1946, plan ky që rimëkëmbi Evropen per të qenë vasale e bindur e Amerikes. Amerikanët të paktën deri tani i kanë shitur Evropes dhe Ukraines me shumë se 50 mijë tonelata armtime dhe paisje ushtarake. Vetëm në Ukrainë janë shitur nga USA mbi 14.5 miliardë dollarë armatime, teksa i gjithë produkti i industrisë së luftës vetëm në këtë konflikt e ka kaluar shifrën 100 milardë $ që po i shesin në vende te tjera. Po Rusia? Ajo po del përkohësisht e dëmtuar jo vetëm nga lufta në Ukrainë, duke u diskretituar në popujt e botës si fuqi agresive, por dhe nga që humbi përkohësisht tregun evropian dhe u spostua drejt lindjes së largëme, Kinë, Indi, Pakistan e në disa vende afrikane, në Siri gjetkë, ajo, pra Rusia nga pikëpamja ekonomike në rivalitet me Evropën he USA-n humbi shumë, humbje kjo, që e ka ndier dhe po e ndien. Po në fakt kush janë humbësit e vërtetë të cilët kërcënohen me rrezikun e “luftes se trete boterore” ,“Kërcënimi atomik” apo “Bisha që mund të shuaj njerzimin”etj etj, parulla këto që mbjellin frikën që shtyjnë dhe angazhojnë duke futur në vorbullën e paisjes me armatime vende e popuj?

Janë popujt ata që paguajnë harçet e luftës dhe i gjithë ai buxhet me shifra marramëndëse që përdorin fuqitë ndërluftuese dhe aleatët e tyre, shkon vetëm për gjakderdhje si nga ajo palë që e inicion luftën sëbshku me leatët e vet, ashtu dhe nga ai popull që vërtet mbrohet me heroizëm, por që dhe po përballet me humbjen e bijve të vet me djegie e shkaterrime masive të cilëve do tu duhen vite të tëra mundi e djersa dhe një mobilizim i madh kombëtar për tu rimëkëmbur. Vërtetohet dhe një herë në teori dhe në praktikë, teoria leniniste mbi natyren e imperializmit dhe karakteristikat e tij, si stadi më i lartë i zhvillimit kapitalist, si burim i të gjithë luftarve dhe fatkeqësive të popujve, sepse në konkurrencë me njeri tjetrin për zona të influencës për interesa ekonomike, ata (imperializmi i çdo ngjyre, amerikan, rus, kinez, evropian etj ) janë të gatshëm të bëjnë aleanca me grupime te caktuar imperialiste, për tu kacafytur me një imperializem tjeter dhe aletaet e tij, për ta çuar kështu botën në një gjakederdhje dhe më të madhe se ajo e luftës së dytë. Aleancat ushtarake me imperializmin nuk janë gjë tjeter veçse kontrata për gjakderdhje në emër “Te mbrojtjes së Atdheut”.

Organizmat dhe aleancat ushtarake që projekton dhe ndërton imperializmi janë vetem për lirinë, mbrojtjen dhe shtrirjen e zonve të influences se oligarkisë së madhe ekonomiko- finaciare,( kushdo imperializëm qoftë ai) por nga ana tjeter dhe për të kërcënur popujt në rast të një revolucioni të madh me përmasa, nacionale, kontinentale apo dhe boterore. Nëse rruzulli shkon drejt nje revolucioni boteror ,NATO(Amerika Evropa) por dhe imprializmi rus, social-imperializmi kinez dhe gjithe imperializmi boteror do të harronin kontrakditat midis tyre, ta do lidhnin alencën e shenjtë kundës revolucionit proletar sepse sa të jenë ata, kurrë popujt nuk do të kenë paqe..veçse luftë , sepse ata për aq kohë sa të ekzistojnë janë e ngelen burim luftrash.J a pse heroi i rezistencës çek Julius Fucik kish të drejtë ku përpara se ta varnin në litar la shënimin..”Popuj ju dua shumë- jini vigjëlent”, që do të thotë se dora agjakatre e imperializmit në situata kercënuse, mund dhe duhet të ndalohet me cdo kusht nga popujt dhe flaket e luftës që mbjell ai, të sherbejnë për djegien e tij dhe jo të popujve.

Kontrolloni gjithashtu

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

F- etnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar, është një …