Ylli Mece

Ylli Meçe: MËSUESJA ……DHE SHAKAXHIU I “ 9 BIZNESEVE ME 200 PUNËTORË”

Paskësh pasur të drejtë, madje shumë të drejtë mësuesja e tetë-vjeçares kur aty nga mezi i viteve 90-të te shekullit të kaluar, i paska thënë Ermalit, ish çunakut të “portokallisë” që shkruante dikur “ditarin” e tij, se ai kurrë nuk kishte për tu bërë njeri. Që Ermali është një klloun i TV, kjo dihet dhe fati më i madh për ne shqiptarët pëlqyes të ekranit, është dhe qëndron te fakti se ngelemi ” gjashtë ditë” pa e parë këtë njeri, i cili ka degjeneruar tërësisht nga ana morale dhe jo vetëm se ka degjeneruar, por me ndyrësirat që ai nxjerr nga goja bëhet dhe i rrezikshëm për infektimin e shoqërisë (madje një pjesë e mirë e shoqërisë sidomos ajo e majes se piramides është akoma më keq se vet Ermali). E them këtë, sepse vet personalisht, ai, nuk e ka tagrin që ta realizojë këtë gjë. Por ja që kushtet ja ka krijuar koha që përjetojmë.

Ata regjizorët e televizionit sikur të krijonin një emison të ri “Sa mirë pa Mamaqin” do të bënin gjënë më e mirë. Do të ishte më mirë, së pari për vet prestigjin e televizionit dhe së dyti për vet ne telespektatorët. Ky karagjoz e llafezan, i cili për fatin e keq është bërë pjesë e pushtetit të katërt të sistemit aktual, më ka bërë shumë përshtypje që hershëmkur e ndiqja në TV, por si duket”adoleshencën” mendore te tij e ka vërejtur me kohë dhe vet regjizori Filip, i cili e ul me forcë në një karrocë kalamajsh duke i dhënë laps e letër për te shkruar “ditarin” e që ai, në të pastajmen duke aktruar me zërin e një burri foshnjarak… e lexon para publikut. Por tashmë Ermali i është bërë bos i madh, është pjekur para kohës( pra ka dalë i papjekur) dhe për ta sfiduar mësuesen e tij të tetëvjeçares, në një video që ai ka publikuar, na mburret me të madhe seai, pra Ermali, na paskish” 9 biznese dhe 200 punëtorë” që do të thotë se mësuesja me të ka gabuar duke i thënë..” se ti Ermal kurrë s’ke për tu bërë njeri”. Ka “gabuar”sepse tashmë ai është bërë “njeri” dhe jo vetëm kaq, por hokatari merr vet përsipër rolin e mësuesit, për tëdhënë leksione për rrugët e pasurimit të njerëzve…. vetëm me llafe pra duke u dhënë këshilla.

Cinizmi dhe mosmirënjohja e tij e pleksur kjo me mangësi të theksuara të edukatës personale e vendos kllounin e “nëntë bizneseve dhe 200 punëtorëve” në pozicionin më vulgarë të djemve rrugaçë sa që t’i drejtohet mësueses së vet me fjalët “ ik…q…u” ! Po sikur videon e Ermalit ta shikonte dhe mësuesja e tij dhe nga inati dhe ajo t’i shpjegonte etimologjinë e mbiemrit të tij se rrjedh nga familje jo dosido por nga familje me emër e “mamaqirëve” do ishte mirë për Ermalin?! Sigurisht që jo! Jo, sepse mësuesja e tij kurrë nuk do të binte në pozita të tilla foshnjarake. Tashmë, duke lenë mënjanë Ermalin, më duhet të nënvizoj se ndaj kësaj videoje ka pasur reagime të forta, reagime këto, ku ndeshet morali me anti – moralin, nderi e dinjiteti, me anti -nderin, vlera me anti -vlerën,  njeriu me anti -njeriun, burrëria me foshnjërinë etj..etj. Nuk bëhet fjalë se dikush shau një mësues, apo mësuese për një notë pakaluese, por për një vijë të theksuar të një morali të qelbur që po infekton shoqërinë. Opinione të tilla, nxitin përçmim ndaj një prej figurave më të dashura të vendit tone sikurse është e ngelet figura e mësuesit. Kafshatën e gojës ka hequr shqiptari për të ndritur mendjen e fëmijëve të vet.

Janë ndjekur, helmuar dhe varë mësuesit e shkronjëtoreve shqipe si Negovani e Luarasi; tuberkolozi me libra nën sqetull i gërreu deri në vdekje mushkëritë e Migjenit, sikurse banditët e “Komitetit të Maleve”na vranë mësuesin e Mirditës Ndrec Ndue Gjoken etj..etj për të cilët populli ynë, jo vetëm ka ditur t’i ngrejë ata në piedestal por dhe përulet me respekt ndaj jetës dhe veprës së tyre. Fyerja qe shakaxhiu afarist i “ 9 bizneseve dhe 200 punëtorëve” i bën mësueses së vet është një fyerje për gjithë armatën e mësuesve dritëdhënës, është fyerje gjithashtu për çdo shkollar dhe çdo qytetar të ndershëm që ka nder e dinjitet. Po kush e çoi Ermalin në këtë rrugë? Ky të jetë morali i shqiptarit ? Kur flasim për moralin, duhet të kuptojmë se ky është pjellë e sistemit, paçka se disa gazetarucë për disa thërrime dhe një akullore që u japin gratis na e mburrin duke i thurur himne e ditirambe duke dashur të” na mbushin mendjen” se fenomene te tilla kaq të shëmtuara nuk janë të sistemit, por të natyrës së disa elementëve gjoja të veçantë e që sipas tyre na i paska çdo sistem.

Kjo nuk është aspak e vërtetë ! Nuk është, sepse “ de facto”në këtë rast, te gjithë jemi të sharë të poshtëruar, te vjedhur, te masakruar, të dhunuar e përdhunuar deri në qelizë. Pse mos vallë personazhi i “ 9 bizneseve dhe 200 punëtorëve” ,është i shkëputur nga vulgariteti diskriminues e dhunues që bën vet shteti ? Nuk i kin parë nëpër foltoret e parlamentit se goja e disa deputeteve është me e gjerë se gryka e halesë?! E çfarë nuk kemi dëgjuar ! Aq, sa dhe thjeshtë dinjiteti i të qënurit shqiptar, tashmë është svetënuar aq shumë, sa që është bërë e zakonshme të “ahet turpi me bukë”, sikur të mos ishim njerëz. Shahen, akuzohen, deputetë nga nëna, nga motrat, kërcënohen madje deklarojnë hapur: Dil po ta mbajti! Ka të ftuar në studjo shajnë po ashtu si Ermali, pa e vrarë mendjen se para ekranit kemi nënat motrat femijet niper e mbesa, teksa jo larg tyre, ish Presidenti marroset duke sharë me fjalë nga më të ulëtat, nëpër korridoret e institucioneve më të larta .Të gjitha këto në tersi të përmbledhura përbëjnë moralin sundues. Lakuriqësia e skenës është pikërisht lakuriqësi e sistemit sundues dhe jo pasione të marra të individëve të veçantë.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …