Ylli Mece

YLLI MEÇE: PËR FATIN E KEQ… PROLETARË TË PARTIVE BORGJEZE

Një nga çudirat më të mëdha dhe habitshmërisht , por dhe po dhe aq të besueshme, qëndron te fakti, se tashmë proletarët shqiptarë të cilët shtypen e shfrytëzohen deri në palcë janë lidhur aq fort me partitë e borgjezisë, saqë dhe sikur Marksi të ngrihej prej varrit të vet të mermertë, do habitej aq shumë, saqë do vihej në dilemë nëse e kishte përcaktuar saktë rolin e proletariatit në betejat e veta klasore apo jo ?! Sigurisht, që Marksi në përfundimet e veta mbas një analize të thellë shkencore, jo vetëm e përcaktoi saktë rolin e tyre në këto beteja, por dhe domosdoshmërinë e Partive Komuniste dhe misionin e tyre udhëheqës e në pararojë. Shtrohet pyetja po sot aktualisht në vend të Partive komuniste të cilat janë bërë në katër copa dhe që flenë mbi statutet dhe programet e tyre kush e ka marrë përsipër këtë rol ?! Ka gati tre dekada që rolin e pararojës për të udhëhequr e kanë marrë pikërisht partitë e borgjezisë të cilat shfrytëzojnë me efikasitet të madh plagët e shoqërisë dhe këto plagë ato ja faturojnë partive kundërshtare që janë në pushtet, veçse kurrë nuk fajsojnë sistemin, nuk e fajsojnë, sepse aktualisht të gjitha partitë e borgjezisë janë për kapitalizmin. Mënyra më e preferuar për t’i bërë masat për vete është rruga e përpunimit të tyre ideologjikisht, atrofizimit të shpirtit revolucionar të masave të gjera, korruptimi i kastave drejtuese të sindikatave të punëtorëve e deri te përdorimi me mjeshtëri dhe i disa ideve marksiste apo dhe leniniste të cilat në thelb përmbajnë thirrje për aksione revolucionare.

Po si është e mundur kjo dhe çfarë fshihet mbas këtyre parullave ?! Le të marrim parullën e ekstremistit të djathtë konservatorit (që ne fakt lufton për të konservuar pasurinë e tij), S. Berisha , i cili pak ditë më parënë krye të shoqërisë civile kishte shkruar me germa kapitale parullën e veprës së Leninit “Çtë bëjmë”. Shikoni çfarë bastardi! Ky kryekriminel i cili shfrytëzon plagët e sistemit ,kurrë dhe për asnjë moment nuk ka thënë se këto fatkeqësi i mbollëm ne që instaluam kapitalizmin në Shqipëri së bashku me lukuninë e e tradhtisë më të madhe duke filluar që nga R. Alia, F. Nano, e deri te Rama i cili qëndron si roje duke hapur e mbyllur portën e ndryshkur te Ballkanit. Kjo kastë e majtë dhe e djathtë e cila karakterizohet nga një degjenerimi plotë e total deri në qelizë, për tre dekada rresht jo vetëm se e kanë mashtruar, vjedhur, dhunuar, poshtëruar, pushkatuar popullin e tyre duke e bërë që të marri arratinë, por për fatin e keq të proletarëve shqiptarë dhe masave të tjera të popullit tashmë po përdor dhe” kartën e nacionalizmit”, kartë kjo ,që ata janë aq të pa nder saqë tradhtinë e tyre e shesin si atdhetarizëm. Por t’i lemë mënjanë fjalët e përgjithshme dhe le ti shohim një herë bëmat e tyre: Kjo kastë e degjeneruar( e majtë e djathtë e qendrës dhe e jashtë qendrës, dmth, ata që s’kanë parti por janë kryetarë banditizmi): Kush e shkatërroi Shqipërinë dhe hodhi idenë e shkatërrimit total të saj duke hedhur “teorinë e shokut” mos vallë punëtorët dhe bujqit shqiptarë, apo përfaqësuesit e “kapardinave të bardha”, së bashku me ata të kravatave të kuqe të çngjyrosura në rozë? Kush ishin ata që ngritën mbajtën dhe vendosën në funksionim vjedhjen masive të shqiptarëve, mos vallë shqiptaret vodhën njeri tjetrin e ata të veriut u çuan të vidhnin jugun, apo bastardët e gjithë trojeve tona, kusarët që e patën ngritur kusarinë e tyre në art ekonomik ?!

Cilët ishin këta punëtorët e thjeshtë të së majtës, apo fukarenjtë e të djathtës që ëndërronin me sy hapur lumturinë teksa vidheshin nga padronët e tyre? Cilët ishin ata që mbasi na vodhën mirë e mirë ngritën dorë kundër popullit dhe sikur të mos mjaftonte kjo ngritën në alarm veriun se po kërcënohej nga jugu ? Këta zotërinj, sot na flasin për atdhetarizëm teksa na çuan në pragun e një përleshje tragjike veri- jug e cila, e ritheksoj e cila kurrë gjatë gjithë historisë gjenetike të shqiptarëve si popull nuk kishte ndodhur ndonjë herë? Cilët na qënkëshin këta atdhetarë të cilët mobilizuan ushtrinë kundër popullit të tyre dhe jo vetëm kaq por përgatitën dhe terrenin e një ndërhyrje të armatosur nga ana e Greqisë duke u krijuar kushtet e realizimit të ëndrrës se tyre të vjetër e qe u kullojnë nga goja ende jargët për “Vorio-epirin”, apo dhe të armiqve të përtej detit të cilët kërkonin ndërhyrjen me trupa në Shqipëri që të ruanin interesat e biznesit italian në atdheun tonë që po digjej? Të ishin vet shqiptarët apo kasta e borgjezisë së re shqiptare e cila për interesat e veta e shet atdheun kur të doje? Cilët ishin këta atdhetarë që po përvëlohen nga nacionalizëm ? Mos vallë ata që shisnin armë e naftë Serbisë për të vrarë popujt kroatë, sllovenë, boshnjakë dhe shqiptarë, apo tashmë ata mendojnë se me këtë kartë të tyre të menderosur të nacionalizmit kujtojnë se mund të narkotizojnë trurin e shqiptarëve? Nëse ishin aq atdhetarë, pse nuk shkuan bijtë e tyre të luftonin krah për krah me vëllezërit tanë në Kosovë ose të paktën përse nuk futën divizionet tona në ndihmë të vëllezërve tanë? Sigurisht që s’mund ta bënin sepse ata ishin kundër luftës çlirimtare të popullit tonë dardan e jo vetëm se ishin kundër por kërkonin dhe ta sabotonin atë, duke mos i njohur bijtë e shqipes që luftonin për liri, por përkrahin sahan lëpirësit e Tito – Milosheviçit dhe të qeverisë fantazmë të Bukoshit.

Dhe këta lider historikë…apo më saktë “të dhjerit e historisë” sot ngrihen dhe tundin flamurin e shqipes, duke marrë poza kllouni. Ku ishte gjer dje kjo farë atdhetarësh dhe nëse na qenkëshin të tillë, përse nuk e bënë fakt të kryer bashkimin e trojeve tona, por na kërkojnë rezoluta të për të dënuar krimet e Serbisë shoviniste? Përse këto gjëra nuk i kërkonin qëkurse filloi lufta e popujve të ish federatës jugosllave, por në atë kohë na përgusheshin me Milosheviçin dhe Arkanin ? Që Serbia shoviniste për krimet e saj duhej dënuar, kjo ishte dhe është e domosdoshme, që ajo nuk ka hequr dorë nga shovinizmi i saj është po aq e padiskutueshme, sikurse dhe fjala e Vuçiçit para elitës serbo madhe ku deklaron se…” Në Kosovë ne do të kthehemi përsëri, sepse ajo ka qenë dhe është e jona” . Po a kini nder e dinjitet ju që e dëgjoni këtë dhe shpresoni te Ballkani i hapur? Apo me qenë se i dhatë një pjesë të detit Greqisë (sepse qiellin tonë ata e kanë në ruajtje) si shpërblim preferoni në heshtje të mbani me shpresë dhe Serbinë shoviniste?.Desha të di, se si është e mundur që udhëheqës te lartë te shtetit shqiptar nuk kanë çuar një tufë lulesh apo një kurorë ne Prekaz te legjenda Adem Jashari, apo dhe dëshmorët e tjerë të kësaj lufte? Mos vallë kjo ju tremb dhe kini frikë se mos çetnikët serbë do ta konsideronin “provokacja” ? E dini ju shkërdhato kraci e degjeneruar që na tundni degën e atdhe dashurisë se përballë dëshmorëve tanë në memorialin e Mitrovicës qëndrojnë dhe të rënët shovinistë të Serbisë? E dini ju këtë gjë që dhe në lapidarë dëshmorësh përballë tyre gjendet dhe lapidari e armiqve tanë, të cilët dhe të vdekur duket sikur luftojnë me njëri tjetrin? Po si mund të çoni ju lule te dëshmorët teksa përgjaket bulevardin tonë dhe në të pastajmen të rënët i bëtë armiq dhe armiqtë e tyre deklaronin se ishin vrarë nga radhët e tyre me çadra me pistoleta neper stilolapsa dhe si te filmi “Lulekuqet mbi mure”.. doli mjeku i ekspertizës i cili e deklaronte këtë gjë?!

E kuptoni kush jini ju atdhetaret ,që kërkoni të mblidhni popullin në emër te atdheut?! Dhe kush ? Ju që as kini patur dhe kurrë nuk kini atdhe, sado të bëni e të jepni shfaqje duke u përkulur në gjunjë e të nisni shqipen e gjorë që i hoqët dhe pendët, në të largëtat fluturime.. Ju s’kini atdhe! S’kini, sepse atdheu i juaj është pasuria e juaj e ngritur mbi gjakun tonë, mbi gjakun e Gërdecit i cili është e duhet të jetë jo vetëm apel kombëtar, po dhe ndërkombëtar për të treguar fytyrën tuaj të vërtetë. Atë fytyrë që nuk gjendet dot as sapun e solucion ta lajë. Ja përse është fatkeqësi e madhe që ju padronët tanë, të dilini në demostrata bashkë me ne puntorët tuaj të parcelizuar në”skllevër të majtë e të djathtë” për të luftuar për të drejtat e tyre që të pasurohen sa me shumë me gjakun tonë. Thonë se Lil floriri do e hipotekojë përsëri partinë e LSI (L – evis S- umën sipas I-nteresit) se sa për proletarë mbështetës të saj ka me shumicë. Vetëm në Shqipëri ndodh që borgjezia vihet në krye të proletariatit për të fituar të drejtat…… e borgjezisë sepse Lëvizja komuniste në Shqipëri ndryshe nga bota…..ja ka futur me 9 ballë gjumë duke parë ëndrrat e dikurshme të socializmit!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …