leoni

Ylli Mece

YLLI MEÇE: RAMA TË MOS HARTOJË VJERSHA PËR NACIONALIZMIN , POR TI KËRKOJË BE BASHKIMIN E SHQIPËRISË ME KOSOVËN

Muaji Maj në fushën e politikës së jashtëme, pavarësisht grindjeve të brendëshme u mbyll me fjalime gjithë pathos deri në kufijtë e poemave artistike me karakter nacional të Kryeministrit shqiptar në vendet fqinje, si në Itali ashtu dhe në Greqi. Disa analistë i shikojnë veprimet e tij si nje përgjigjie drejtuar Miçotaqit që do të thotë se nëse qirjes Miçotaqi vjen e mban fjalime ne Himarë, këtë të drejtë e ka dhe K/ministri shqiptar të bëjë në tokën helene. Disa të tjerë i shikojnë levizjet e tij si një manovër për të shkëputur vëmendjen e opinionit të brendshëm shqiptar, por dhe atij të jashtëm, për përmasat e mëdha dhe me hap galopant të krimit të organizuar shtetëror, në aleancë me krimin ordiner që për me shumë se tre dekada janë ulur këmbëkryq dhe ngrejnë dolli për Qeverinë dhe Parlamentin, në radhët e të cilëve më shumë se kudo korrupsioni ndërshtetëror ka fituar të drejtën e qytetarisë. Sigurisht që ka dhe nga ata që lëvizjet e Ramës i shikojnë si një para fushatë elektorale, si një parapërgatitje të terrenit për ti siguruar PS në të ardhëmen, si në zgjedhje parlamentare ashtu dhe vendore një fitore fbindëse.përballë kufomës së PD-se e LSI-së që koha i ka dënuar të dekompozohen.

 

Po cila qëndron në fakt nga këto ?! Ndofta të gjitha. Nëse do e analizojmë me kujdes problemin do të vërejmë se tashmë emigracioni shqiptar kudo në Evropë por në veçanti në vendet fqinje si në Itali dhe Greqi janë interguar në jetën qytetare të këtyre vendeve. Ata punojnë atje ndershmërisht, rritin dhe edukojnë fëmije me ndienjen e atdhedashurisë paçka se zemra u vajton për Mëmedheun. Rama në të dy vendet ku vizitoi u ndal dhe në këtë problem duke u bërë thirrje shqiptareve të kthehen në Mëmëdhe dhe të investojnë për të mirën e Shqipërisë. Po a mund të vijnë emigrantët dhe pse zemra u pikon për Atdheun, kur e dijnë fare mirë se që në përballjen e parë me dokumentacionin formal të kërkojnë dhe qimet e kokes ?! Po a mund te kthehen emigrantet në Shqipëri kur niveli i pages dhe i shpërblimeve eshte shumë i ulët madje dhe në disa artikuj të domosdoshëm për jetesë, çmimet janë më të larta ne Ballkan madje jua u kalojnë dhe vet vendeve ku janë prodhuar dhe që kanë nivel tmë ë lartë jetese se sa i yni?! Kjo nuk do te ndodhëte kurrësesi aq më tepër ku më shumë se 80% e rinisë së sotme në Shqipëri ne sondazhet e bëra kerkojnë të largohen nga Shqipëria !

 

Pra kemi nje kontradiksion ,midis dëshirës së Ramës për ti rikthyer shqiptaret ne Atdheun e tyre, ne raport me realitetin objektiv ku te rinjtë duan të marrin arratine. Pse ?! Sepse shtypja dhe shfrytëzimi që u bëhet punonjesve dhe goditja e shpreses se fidaneve te rinisë shqiptare është një dramë e një lloji të veçantë janë premisa të nje hemoragjie në dukje të butë e të ëmbël por mjaft tragjike të brezit më të ri të Shqipërise, te atij brezi qe mban gjalle Shqipërinë. Ndryshimi i statusit të Shqipërisë si vend që aspiron për në BE ka qenë një faktor parandalues i tragjedive detare, sepse nëse Shqipëria nuk do e gëzonte këtë status, pa as më të voglën mëdyshje tragjeditë do të na shoqëronin sikurse na kanë shoqëruar. Rama kur përmendete djalin e U.Bossit se kish blerë diplomën në Shqipëri duhej më parë të ish siguruar se në Shqipëri perëndoi ajo kohë kur blihen diplomat. Po a ka paradoks më të madh se ky?! Kur sot blihen dhe shiten ministra zvendesa te tyre shefa policie juristë kryetarë bashkish, a mund të ndodhë që të mos blihet një diplomë ?!A e beson njeri kur ne kemi të bëjmë me fenomenet nga me te shëmtuarat, te dukëshme si në dritën e diellit e që bëhet fjalë për ish të parët e shtetit (përjashto ketu Moisiun e Mejdanin) dhe një karvan i tërë janë propozuar për në banken e te akuzuarve?! (Dhe mbajeni mend – askush nuk do dënohet sepse vete drejtesia eshte e denuar nga krimi i shtetit) A mund të ndodhë pra, që përfaqsues nga më të lartë të shtetit të kercënojnë sistemin e drejtësisë pra vet sistemin që ata e kanë miratuar?!

A ka më tregues më të qartë dhe me signifikativ kur vet kupola kërcënon?! Ja pra pse karta e nacionalizmit që po luan Rama duke prekur dhe spekulluar me ndienjen e atdhedashurisë është thjeshtë një lule e vyshkur në dimrin e politikës nacionaliste të Shqipërisë. Më duhet ti them Ramës që këtë pathos, do të ishte e udhës ta mbante në Mbledhjet dhe takimet e Parlamentit dhe Bashkesisë evropiane, për të venë në vend padrejtësitë shekullore që na janë bërë e po na bëhen. Ka ardhur koha që ai nuk duhet të heshtë por tu kërkojë si një të drejtë legjitime të një kombi të tërë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë ..dhe në mos kështu atëhere duhet ti bashkohemi ne Shqipëria – Kosovës. Ne nuk u kërkojmë asgjë më tepër, veç atyre që vetë këto fuqi i kanë shprehur e shkruar me dëshirën e tyre . Kartën e te drejtës për vet vendosje nuk e kanë hartuar shqiptaret por vet Evropa ,Amerika Azia..pra të gjithë kontinentet. Nisur nga kjo a nuk është dhe kjo një e drejtë e një populli fakeqësisht dhe padrejtësisht i ndarë në dy pjesë që ata të vetvendosin ? Le ti kërkojë Evropes referendum në te dy vendet dhe jo t’i rrijë hundë e buzë vellait të tij, A. Kurtit , që është vëlla i nje gjuhe i nje gjaku e i nje toke. Kjo do të ishte me të vërtetë një kurajë tipike shqiptare, ashtu sikurse vepruan në Londër këtu e më shumë se një shekull më parë dhe I.Qemali me I. Boletinin.Kjo do të ishte në nderin dhe dinjitetin e një K/ministri shqiptar, por mbi të gjitha në nderin tonë si shqiptarë.

Kontrolloni gjithashtu

Me 27 shtator ora 5:15 minuta në mëngjesin e ditës së diele po sa ishim zgjuar filluan granatimet nder dy tri granatat e para njëra ra në oborr

Sadik Halitjaha: KUSH MOHON VLERAT SHQIPTARE!

Unë nuk do të isha lëshuar shumë në komente se kush është Taravari apo (taravoli)! …