Ylli Mece

Ylli Meçe: REKUIEM PËR ENVER HOXHËN

Zakonisht “rekuiemi” është një përkujtimore, që na kujton jetën e atij i cili tashmë nuk jeton më midis nesh. Të shkruaje për Enver Hoxhën, në kohën e ardhjes në pushtet të falangave neo – fashiste të pas 90-tës, do të ishte një herezi e madhe dhe duhej të përballeshe direkt me ata që betoheshin me hanxhar në dorë kundër ish partizanëve pensionistë apo dhe veteraneve te punës, por dhe me litarin që ishin të gatshëm t’i ngrinin nëpër shtylla. Veçse ky “ nder i madh” u bëhej dhe u rezervohej vetëm komunistëve të dalë jashtë ligjit. Po pse e gjithë kjo stuhi revanshiste kundër Enverit? Kush na qenkësh ky burrë, që i gjithë llumi reaksionar, ish klasa e përmbysur e bejlerëve dhe agallarëve, apo “të moderuarit” me nga një barsolino në kokë, me pantallona lara-lara të shitur më vonë te fashizmi, na e kishin marrë kaq inat, saqë nuk lanë përmendore madje dhe varrin e tij si Komandant të partizanëve, ja dhunuan ashtu sikurse bënë gati 5 shekuj më parë hordhitë turke ndaj varrit të Skënderbeut në Krujë?

Tashmë, nga vdekja e Enverit apo më saktë nga ceremonia mortore e 15 Prillit 1985, po afrohen gati katër dekada. Të mendosh se e gjithë kjo maskaradë e tradhtisë së madhe na e paska inatin me Enverin si atdhetar, komandant dhe si komunist do të ishte një mendim foshnjarak. Jo aspak ! Reaksioni, nuk e kishte më shumë inatin me Enver Hoxhën, se sa me të gjithë atë sistem të udhëhequr prej tij, qysh prej fillimit të luftës së madhe Na- çl, rindërtimin e vendit, sistem ky që u karakterizua jo vetëm me përmbysjen e marrëdhënieve të vjetra ekonomiko – shoqërore, por dhe me ndërtimin e një jete të re pa shtypje e shfrytëzim të njeriut nga njeriu, pra filloi ndërtimi i socializmit , në të cilën gjatë gjithë kësaj periudhe të gjatë historike Enver Hoxha ka luajtur një rol të madh e të padiskutueshëm. Ai si gjatë lufte, ashtu dhe në ndërtimin e socializmit është karakterizuar nga një ndjenjë e lartë dashurie për atdheun. Pa u futur në kushtet historike të themelimit të PKSH -së dhe rolit të saj, mund të themi se vetëm një mendje e mprehtë dhe një udhëheqës largpamës e mëndje ndritur si Ai, do ti jepte Luftës tonë Nac- Çl karakter popullor, duke u bërë thirrje gjithë shtresave të shoqërisë shqiptare që pa dallim feje krahine dhe ideje të mobilizoheshin për çlirimin e Atdheut.

Sheshi luftarak i burrave do të tregonte se kush ishin atdhetarët e vërtetë dhe cilët ishin pseudo -atdhetarët, të cilët ranë në prehrin e pushtuesit , madje dhe duke u bërë anëtarë të qeverise kuislinge, sikurse bënë ballistet e Mithat Beut. Periudha e luftës shërbeu dhe si gur prove jo vetëm për armiqtë e brendshëm sahan -lëpirsve të fashizmit, por dhe për të njohur e kuptuar se shovinizmi i fqinjëve e sidomos i Jugosllavisë së Titos, që maskohej me frazeologji pseudo komuniste; nuk do të kishte asnjë ndryshim nga ai i krajlëve të hershëm të Serbisë. Dhe çfarë nuk bënë titistët të cilët në Mbledhjen e Beratit donin ta spostonin Enverin nga udhëheqja e Partisë dhe e luftës. Vetëm fakti i menduar se nëse Enverin do e kishin eleminuar , rrezik që Shqipëria fill mbas çlirimit të ishte bërë republikë e shtatë e Jugosllavisë me guvernator partiak, Koci Xoxen.

Denoncimi që i bëri ai ndërhyrjes Jugosllave dhe ambicieve të saj për të futur divizionet në rajonin e Korçës ishin vendimtare ndaj dhe informoi direkt Stalinin për këtë çështje. Çështja shqiptare e Kosovës së pushtuar, tendencat e Titos për tu zgjeruar nën maskën e një të ashtuquajture “Konfederate ballkanike”, informacioni i Enverit e të tjera si këto bënë që Titua me gjithë bandën e tij në vitin 1948 ë përjashtoheshin nga”Komiterni”. Qëndrimi i prerë ndaj armiqve të vendit tonë flet qartë ,se Enver Hoxha përpara se të ishte një komunist idealist i përmasave botërore ishte dhe një atdhetar po aq i zjarrtë, saqë sikurse e përshkruan një analist i huaj te Enveri , kur vinte çështja për fatet e atdheut dukej më shumë si një atdhetar se sa një komunist. Sigurisht që analisti i huaj nuk mund ta kuptonte dot se të qenurit komunist nuk mund te kuptohet po qe se nuk je një atdhetar sikur ishte Enveri dhe ai këtë e dëshmoi jo vetëm kundër Jugosllavisë titiste, por dhe kundër ndërhyrjes së Hrushovit dhe kërcënimeve të tij, apo presionit të kinezëve. Në mbrojtje të socializmit dhe fateve të atdheut Enver Hoxha ishte një burrë shteti i pakrahasueshëm. duke ndërtuar një sistem mbrojtje të tillë që për herë të parë në historinë e këtij vendi i gjithë populli ishte në roje të fitoreve të arritura duke patur një ushtri të përgatitur profesionalisht në një shkallë të tillë që t’i bënte ballë çdo lloj sulmi të armikut.

Enver Hoxha ë shumë se kushdo e kuptonte se te duash Shqipërinë, duhet të punosh për të dhe jetën e re socialiste shqiptaret së bashku me të filluan me kalimin nga prapambetja shekullore dhe analfabetizmi në një hop gjigant me transformime madhështore në fushën arsimit e të kulturës duke ngritur shkolla universitete e filiale të tij falas, anë e kënd atdheut, nga ku për një kohë rekord nga 87% e popullit para lufte që ishte analfabete e ktheu ne 100% të arsimuar, me një sistem mjekësor dhe ky falas dhe për tu patur zili, sepse nuk kishte fshat e qytet që nuk mbulohej nga sherbimet mjekësore. Ai me popullin e vet u vunë në ballë të punëve për transformimin e ekonomisë, duke ngritur me dhjetëra e qindra uzina, kombinate, fabrika, me sistem elektrifikimi që mbulonte çdo skaj të republikës e që askujt nuk ja shtrinim dorën për ndihma; me një bujqësi të përparuar duke synuar sigurimin e bukës në vend si një masë me karakter strategjik që lidhej direkt dhe me fatet e atdheut e shume e shumë arritje të tjera.

 Nëse do të vinim përballë këto arritje e popullit tonë të asaj kohe do të vrejmë se: E gjithë ekonomia e socializmit mbas tradhtisë së madhe që ju bë këtij sistemi nga kasta e degjeneruar me në krye Ramiz Alinë, u shkatërrua totalisht, duke u vjedhur pikërisht nga banditizmi dhe pasojat e këtij degjenerimi u realizuan në bashkëpunim me faktorin n/kombëtar dhe ish klasën e përmbysur. Periudha mbas vdekjes së komandantit e sidomos ajo e vandalizmit 1990 – 97 karakterizohet nga një shkatërrim i përmasave të mëdha historike të papara ndonjëherë në historinë e Shqipërisë, por kjo periudhë e prag luftës civile ishte dhe një ballafaqim midis asaj që ishte shkruar në literaturë për kapitalizmindhe natyrën e tij , por dhe realitetit të hidhur që po e përjetonim mbi kurrizin tonë. Kacafytjet e mëdha dhe brenda llojit ku banditët në pushtet eleminonin njeri tjetrin duke u marrë me tregtinë e armëve dhe karburanteve duke jua u shitur ( për ironi të fatit) pikërisht shovinisteve serbë atyre që ata ngrinin zërin në kupë të qiellit se Enveri na qënkish mik i tyre, u bënë tashmë vije e moralit të shoqërisë.

 Vlerat njerëzore të shqiptarit u kthyen në anti vlera dhe ligjin e zëvendësoi kanuni. Me kanun vritej pritej vidhej e zhdukeshe pa lenë gjurmë teksa sistemi i drejtësisë u bë palë me krimin. Ishte e vështirë të dalloje krimin ordiner nga ai politik, madje të dy këta në garë me njëri tjetrin fituan të drejtë e qytetarisë . Shqipëria e nxjerrë në ankand me “një euro” u bë turp i rruzullit dhe për tu mbrojtur si struci futi kokën nën rërë( e me prapanicën  përpjetë) për ta prostituar NATO-ja dhe BE, sepse vet nuk ishim më të zotët aspak, madje tradhtia arriti deri në atë pikë, sa që për së largu shikonim se si vriteshin vëllezërit tanë të një gjuhe gjaku e një toke dhe qanim me kujë se Serbia po na hidhte bomba dhe në Kukës. Po të ishte ai burrë gjallë divizionet tona do e mbanin frymën në Beograd sepse planet e çlirimit të vëllezërve tanë të Kosovës i kishim gati. Po Shqipëria e banditëve nuk kishte kohe për këto sepse i gjithë llumi i maskarenjve do hapte zjarr kundër vëllezërve te tyre , do hidhte në erë njerz e fshatra, do vidhnin, ripnin, vrisnin pa mëshirë si dikur aventurierët e etheve të arit në Perëndimin e largët. Mbase kishte të drejtë ai i persekutuari i zhgënjyer kur deklaroi se e dua Enver Hoxhën dhe pse më dënoi…. sepse më thoni që mbas viteve 90-të cili burrë që ka qenë në krye të shtetit ka bërë më shumë se Enver Hoxha për Shqipërinë?

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …