Ylli Mece

Ylli Meçe: SALIU JO QE NUK DO TË DËNOHET, POR SË AFËRMI DO TA KEMI KRYEMINISTËR

(Intervistë me “Babalen” nga Vlora)

I lodhur në takimet me “Vipat” e politikës mendova të takoja një herë “Babalen” dhe të tërhiqja opinionin e tij, rreth situatës në vend dhe parashikimet e tij për të ardhmen e vendit. Në fakt e vërteta është se e takova në një bar- bufe të lagjes së tij dhe pse kërshëria më bënte të mendoja se si pat ardhur nga Hungaria ku qëndronte ende klandestin dhe në pritje të marrjes së statusit të refugjatit politik. Ai e kuptoi këtë gjë dhe pasi  e pata intervistuar dhe një herë më tha:

– Eja, eja o i vrarë ta kthejmë nga një gotë dhe mos më pyet si kam ardhur. Kur unë ika në Kosovë dhe më pas në Hungari e kush do më pengonte të kthehesha në Shqipëri? Të vish klandestin në vendin tënd është sa e thjeshtë po aq dhe e vështirë .

Sigurisht që u ula dhe direkt u futa në temë:

Babale ! Ju tashmë jini një personazh i njohur çfarë mendimi kini për “foltoren” e Berishës dhe nismën e tij për të ri themeluar partinë?

– O vëlla, po ti mua gjete për të dhënë opinione për Berishën? Ik o…sharje labi), se mua ata të PD-së ma futen sa krahu apo do që tani të më vijë huri deri në gurmaz?! Po pse ore kaq qypa jini ju të gazetës mor, aman ?! Nuk e kupton ti që fjala “ foltore” do të thotë se tjetrit nuk i rri dot bytha rehat pa folur e pa lëshuar prej saj dërrcka për ti dëgjuar populli ?

 Ti më flet dhe për “rithemelim”, po a nuk e kuptoni se kjo e pikërisht kjo të bëjë me PD-në ,? E di ti se dhe vet fjala “ ri- themelim” do të thotë të shkatërrojë e të hedhë në erë themelet e vjetra dhe në vend të tyre të ndërtojë të reja.?1 Ku rri dot Saliu po nuk pati konflikte? Nuk e pe si e shtyu atë Alibeun që e kishte të tijin atje në foltore? Ndaj dhe Ramës nuk ja mba të ndeshet me të ! Ama, Alibeun deputet e beri Saliu dhe a mund të duronte Sala që “bishti të behej më i madh se sqepari”? Ore dëgjomë mua, se tani s’ kam me frikë në daç më regjistro si puna e atij gazetarit që ma kurdisi mirë dhe mua, ose po deshe jo. Ja e shikon ti atë Ervinin e Gridës ? Ai më përpara nuk e ka patur mbiemrin të tillë, po qëkurse Sala e mori deputet për nder te tij, ai ndryshoi mbiemrin duke e bërë “Salijani”. Është mësuar ai Salijani me mariftete e fasifikime të tilla aq sa unë e di se çkam hequr.

Pra ju z. Babale mendoni se Saliu do i rifutet politikës?

– Po ku do mend kjo punë për ta kuptuar? Nuk e kini vërejtur, se sa i gëzuar është ai dhe se si ka ndryshuar dhe pamje? Por Sala është … dhe mos e merrni për plak matuf si i thonë ata të PS -se. E di pse ? Sepse ai Kryeminister apo dhe President bëhet kur ti dojë kokrra e qejfit dhe nëse duan apo s’duan mileti, ai or mik vëllai rrëmben tankun i hipën vet dhe futet drejt e në kryeministri, pse jo dhe në Presidencë dhe ku pyet ai për Amerikën dhe Jurinë e Kim- it kur është hall koke ?! Të gjitha këto i bën të shpëtojë lëkurën e tij.

 Për hall koke atje në Lushnjë i biri botës, dikur duroi preshin e çe gjeti?! Asgjë është si kokrra e thanës dhe tani dhe ai mban fjalime dhe del ne Tv. Shkurt or byrazer ai e shikon dhe e kupton, ndaj po i djeg dhe “menderja”, sepse ka vajtur puna ku nuk mban më me atë Amerikën. Të gjithë e dinë se Amerika e shpalli të pa dëshirueshëm. Ama të të shpallë Amerika të tillë, çoç do të thotë kjo gjë ! Dëgjomë mua, Sala drejtimin e PD-së e do me çdo kusht për të shpëtuar kokën e tij sepse po rrëmbeu partinë ka rrëmbyer opozitën dhe po rrëmbeu opozitën i thotë Amerikës dhe asaj Jurisë ambasadore:

E shifni pra se kush është Sali Berisha? Dhe mbama mënd po e mori ai pushtetin jo ambasadoren por gjithë Amerikën do e shpallë të padëshirueshme bashkë me atë Trapin..a Trampin si ja thone emrin se çoku ngaterrohem dhe une. Pa do më thuash ti se Amerika nuk e fal. Edhe kjo mund të ngjasë, por ama do e lerë në heshtje se fundja ku e ka mëndjen ai Bidua i Amerikës të merret me Saliun, kur atij i valon mëndja nga lufta në Ukrainë dhe situatat të cilat mund të dalin jashtë kontrollit?

Ja ta them unë! E pe ti si i doli një situatë e tillë e ngjashme jashtë kontrollit dhe Lul Bashës ? Po tani e ke parë si është katandisur PD-ja? Është bërë me dy koka si zhgaba e flamurit, një me kokë andej nga e majta e tjetra këtej nga ne, pra dua të them nga e djathta.

– Ju z. Babale si e parashikoni të ardhmen e PD-së meqënse situatën në dorë e ka marrë Berisha?

– Ore mikuuuu…unë nuk di të parashikoj të ardhmen time, ti më thua e më flet për PD-në. Po hesht a i vrarë se partitë nuk i gjënë gje! Ke parë ti që vdesë ndonjë Parti ? Po nuk u bënë një.. do ngelen dy, por dhe dy të jenë, ajo e dyta dalë nga dalë do zvarritet e do shkojë të lëpijë këpucët e Saliut. Dhe Saliu ka për ta fituar betejën, dëgjomë mua ,ai ka për tu bërë më vonë dhe kryeministër, sepse ai gjen ca trutharë si puna ime dikur( se tani që më erdhën mëndë nuk mi hanë më as qentë) dhe i gënjen duke thënë se do u shtojë dy herë pagat dy herë pensionet pastaj flet për mëmëdheun se i digjet xhani, e ku ta di unë. Ja fut kot për së koti . Ne fukarenjve kemi tre dekada që na ka zënë bytha rrjetë merimange sepse menderosim një here në 5 ditë, ai flet për mirëqenie sociale.

Pa do më thuash e do më pyesësh përsëri që a do dënohet së fundit Saliu? Unë them se jo, lere ti se ç’thotë ai Ben Karaja! Qe të ketë dosje Saliu atje në prokurori e besoj, po kujt ja mban që ta hapi dhe ta marrin Saliun të pandehur?! Nuk ja mban asnjërit dhe e di pse? Sepse po morën Saliun, ai kushedi se sa e sa do rrëmbejë me vete, në mos gjithë parlamentin, apo dhe ministra e zv/ministra se të gjithë janë të korruptuar. E pe ti ..? E bijë e botës u korruptua për një arkë peshk… dhe kur?! Pikërisht kur flitej për peshqit e mëdhenj e të vegjël. Po kujt i leverdis kjo gjë? Mos me tërë mënd ti mendon se këta të mëdhenjtë e politikës dhe bosët e vërtetë duan drejtësi dhe mos e mendon se ata do luftojnë korrupsionin e madh? Hesht ai vrarë e mos e shko ndërmend ! Ata kapin ndonjë që s’di të vjedhë mirë dhe ja futin sa krahu, sepse kusar qe thua ti lum miku, sot për sot ,nuk është ai që vjedh dhe pasurohet, por ai qe s’di të vjedhë, dmth, ai që nuk ja ka marrë dorën zanatit të kusarisë dhe e kapin menjëherë si punën e atij ministrit të majtë qe vidhte me dorë të djathtë, apo dhe atij Tahirit të ministrisë së të përbrendëshmeve. E ke parë ti që kur janë në pushtet të majtët kallëzimet i bën e djathta dhe kur janë në pushtet të djathtët kallëzimet i bën e majta?!. Njëra dorë lan tjetrën dhe të dyja lajnë korrupsionin… ja kështu është kjo punë. Po qe se ata maxharët, dmth ata hungarezët ,nuk më japin statusin e refugjatit politik, do ja mbath andej nga Ukraina, sepse mua nuk më do as PS e as PD-ja madje ka filluar të më urreje dhe kryetari ynë i çamëve…te me falesh or mik se ja kam harruar emrin por jam i sigurt se do më kujtohet kur të bëhen zgjedhjet dhe ai të dalë përpara Tv..per te mbajtur fjalim për ne çamët dhe Çamërinë.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …