Zafir Berisha: Të hipnotizuarit e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, vazhdojnë t’i shërbejnë agjendave serbo-ruse

Zafir Berisha thotë se votat e Nismës Socialdemokrate janë transferuar qëllimisht në një subjekt tjetër

Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Prizren, Zafir Berisha është deklaruar për disa mangësi në procesin zgjedhor. Sipas tij, votat e NISMA-s janë transferuar qëllimisht në një subjekt tjetër. “Edhe pse dita zgjedhjeve nuk është përcjell me parregullsi si nga e kaluara, ato nuk kaluan edhe pa probleme që po del të jen të orkestruara. Bartja e votave në qendrën votuese 2042 A dhe në qendra tjetra votuese në Prizren nga Nisma me nr.122 në subjektit nr.121 është tregues se dikush është i interesum të krijoi opinion të gabuar me vetëdije. Mosbarja në faqen zyrtare të KQZ të votave nga qendrat votuese 2041A Billushë, 2032A Vlashnje, 2048A Petrovë e ndonjë qendër tjeter edhe pse nuk janë qendra të mëdha votuese, dyshoi se po bëhen me qëllim për me i dhënë “material” atyre që nuk janë ndalur kundër Nisma-s dhe procesit zgjedhor!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …