Zana Avdiu: Vendimi i Qeverisë për rritjen e pagave të pensionistëve akordon me fushatën për balotazh në disa komuna

Analistja, Zana Avdiu, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që pensionistëve t’u shtohen 100 euro për muajin nëntor. Avdiu këtë vendim të qeverisë e ka ndërlidhur me fushatën zgjedhore para mbajtjes se balotazhit në disa komuna, më 14 nëntor të këtij viti. Më tutje, Avdiu ka pyetur se a po keqpërdoren këto kategori, siç është shfrytëzuar sipas saj shfaqja në veri të vendit për fushatë. “Qeveria njëherë ua heq 20 euro pensionistëve, e tash para zgjedhjeve veç këtë muaj ua shton 100 euro. Përfituesve të ndihmave sociale për periudhën nëntor dhe dhjetor, do të iu dyfishohet pagesa. Meqë shfaqjet në veri e tjera nuk mjaftuan për fushatë, tash po i keqpërdorë këto kategori a? A po bëhet blerje e votave me para të shtetit? Çka është kjo?”, ka shkruar ajo në një postim të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …