Gjykata

Zana Bytyçi: Ju që e votuat Gjykatën Speciale kundër UÇK-së, injoruat krimet e Serbisë kundër shqiptarëve

Kryesuesja e shoqatës, “Familja dhe Shpresa”, në Klinë, Zana Bytyçi u ka dërguar një letër  partive politike të Kosovës  dhe deputetëve të tyre në Parlamentin e Kosovës, duke kërkuar nga ata që ta përmirësojnë   gabimin e bërë të vitit të kaluar, kur e miratun ligjin selektiv dhe të padrejtë për Gjykatën Speciale për Kosovën e kur injoruan plotësisht krimet e Serbisë ndaj më të dashurve tanë.  Në reagimin e saj Zana Bytyqi, ka shkruar në emër të familjarëve të 86 viktimave – vëllezërve, bashkëshortëve e prindërve nga komuna e Klinës – të vrarë e të zhdukur me 4 Prill 1999 në fshatin Kralan, komuna e Gjakovës – nga ushtria dhe policia e Serbisë. Ajo thotë se u bënë më shumë se 17 vite që po presim nga përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare që të dërgojnë në gjykim vrasësit serbë të cilët ende sillen të lirë në territorin e Serbisë. Por, kot, kjo nuk po ndodhë, ndërsa ligji për Gjykatën Speciale është miratuar nga parlamenti i Kosovës, nga deputetët e Kosovës së pavarur.

Teksti i plotë

Zana Bytyçi, Shoqata-OJQ “Familja dhe Shpresa”, Klinë Për: Partitë politike; PDK, LDK, VV, AAK dhe NISMA, si dhe deputetët e tyre në Parlamentin e Kosovës. Është koha e fundit që të përmirësoni gabimin e bërë të vitit të kaluar kur e miratuat ligjin selektiv dhe të padrejtë për Gjykatën Speciale për Kosovën e kur injoruat plotësisht krimet e Serbisë ndaj më të dashurve tanë.

Unë Zana Bytyqi, po ju shkruaj në emër të familjarëve të 86 viktimave – vëllezërve, bashkëshortëve e prindërve tanë nga komuna e Klinës – të vrarë e të zhdukur me 4 Prill 1999 në fshatin Kralan, komuna e Gjakovës – nga ushtria dhe policia e Serbisë. U bënë më shumë se 17 vite që po presim nga përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare që të dërgojnë në gjykim vrasësit serbë të cilët ende sillen të lirë në territorin e Serbisë. Por, kot, kjo nuk po ndodhë. Ligji për Gjykatën Speciale për Kosovën është miratuar nga parlamenti i Kosovës, pra nga deputetët e Kosovës së pavarur. Tash, ju duhet që të plotësoni këtë ligj dhe të kërkoni me votën tuaj që krimet e ushtrisë dhe policisë kriminale të Serbisë gjatë viteve 1998-1999 të ndëshkohen, pikërisht në këtë gjykatë speciale për Kosovën né Hagë. Votat e marra nga ne që nga fundi i kësaj lufte të tmerrshme, ju krerë të partive tona dhe deputetë të parlamentit të Kosovës së pavarur duhet t’i arsyetoni ato të paktën me plotësimin e këtij ligji selektiv dhe të padrejtë. Aktakuzat e deritashme që i ka bërë EULEX bashkë me krye-prokurorinë e Kosovës për krimet e Serbisë në Kosovë, po shkojnë kot së koti, sepse Serbia nuk po i dorëzon në Kosovë të akuzuarit për gjykim, dhe nuk do t’i dorëzojë kurrë. Ilustrimi më i mirë i kësaj qasjeje të gabuar të misionit të BE-së në Kosovë është rasti i Gjeneralit Momir Stojanovic dhe 16 të tjerëve për masakrën në Krushë të Madhe.

Ata janë paditur në fillim të vitit 2015. Stojanoviç është në kërkim nga Interpol dhe gjendet në Serbi, është parlamentar i SNS, partia e kryeministrit të Serbisë Aleksandar Vuçiçit. Ju, parti politike shqiptare dhe deputetët tuaj e keni votuar në mënyrë të verbër vitin e kaluar ligjin për Gjykatën Speciale në Hagë për Kosovë, përkatësisht për krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së. Kërkojmë nga ju pra, që këtë gabim ta përmirësoni duke e freskuar këtë ligj dhe që përmes plotësimit të tij të kërkoni që kjo gjykatë të merret edhe me krimet e Serbisë gjatë luftës 1998-1999 ndaj më të dashurve tanë.Ju, deputetë të shumicës në pushtet dhe opozitës dhe askush tjetër mund ta plotësoni këtë ligj në mënyrë që gjykata e re në Hagë të padis kriminelët që po lëvizin lirshëm nëpër Serbi. Eshtë e kotë që të akuzojmë ne të gjithë së bashku prokurorët e EULEX-it, kur ju deputetë të Kosovës nga shumica pushtetare ishit ata që e votuat këtë ligj gjysmak.

 Ashtu si edhe partitë në pushtet (PDK e LDK) dhe deputetë të tyre, as ju parti opozitare (VV, AAK dhe Nisma) dhe deputetë të tyre nuk mund të pastroni duart nga kjo padrejtësi që po na bëhet.  Edhe ju, ashtu si edhe kolegët tuaj nga PDK dhe LDK, pra të gjithë së bashku, mund të ndryshoni rrjedhat e kësaj gjykate duke propozuar dhe aprovuar plotësimin e këtij ligji në mënyrë që atje në Hagë të mund të dërgohen për gjykim kriminelët e Serbisë. Prokurorët e EULEX-it dhe ata të Kosovës janë duke tentuar që të ngrehin padi në gjykatat në Kosovë ndaj përgjegjësve të ushtrisë dhe policisë së Serbisë për masakrën e Kralanit. Por edhe nëse këto aktpadi bëhen ato do të jenë të kota sepse qeveria e Serbisë nuk do të dërgojë në Kosovë për gjykim njerëzit e saj, ashtu siç nuk po e dërgon Stojanoviçin dhe 16 të tjerët për masakrën në Krushë të Madhe. Drejtësia për viktimat e Kralanit dhe ne familjarëve të tyre si dhe për mijëra viktimat e qindra masakrave të tjera nëpër tërë Kosovën është në duart tuaja, deputetë të Kosovës. Plotësimi i ligjit për Gjykatën Speciale për Kosovë është në duart e tuaja : PDK, LDK, VV, AAK e NISME, e në duart e askujt tjetër.

Kosova është shtet i pavarur, apo jo? Ju deputetë të këtyre pesë partive jeni deputetë të parlamentit të Kosovës së pavaruar, apo jo ? Ligjet të cilat miratohen apo hedhen poshtë nga ju bëhen në mënyrë të pavarur ashtu siç është Kosova e jonë e përbashkët e pavarur apo jo ? Ju jeni adresa dhe shpresa jonë e fundit që vrasësit serbë të më të dashurve tanë, të Kralanit dhe varrezave/masakrave të tjera masive nëpër Kosovë të dërgohen para drejtësitë, pra në Gjykatën Speciale në Hagë për Kosovën. Askush, nuk ka të drejtë të na e marrë këtë drejtë neve. Askush nuk ka të drejtë që t’ju pengojë juve në realizimin e kësaj kërkese tonë të shenjtë. Presim të dëshmoni votën e marrë nga ne, ne qytetarët e harruar të Kosovës. Na e ktheni dinjitetin e dërmuar plot 17 vite duke plotësuar këtë ligj të mbrapshtë për Gjykatën Speciale dhe bëjeni detyrën tuaj të shenjtë për të ndikuar në zbatimin e drejtësisë për më të dashurit tanë të vrarë e të masakruar nga ushtria dhe policia serbe. Nëse ju, deputetë të Kosovës i keni harruar krimet e Serbisë dhe nuk qani më kokën për këto krime, ne familjarët e Kralanit dhe familjarët e mbi 12000 viktimave të tjera civile të luftës nuk i kemi harruar këto krime.

 Ne i jetojmë dhe i ndjejmë këto dhembje për çdo ditë plot 17 vite, dhe do t’i ndjejmë gjithherë. Fjalën e keni ju, udhëheqës të PDK-së, LDK-së, VV-së, AAK-së dhe NISMA-s dhe ju deputetë të Kosovës së pavaruar.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …