Adriatik Stavileci: Ulja e eksporteve të produkteve nga Serbia në Kosovë nga 200 milion ka rënë në 4 milionë euro në vit

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci: Rritet eksporti i produkteve kosovare për në Serbi

Që nga hyrja në fuqi e vendimit të Ministrisë e Tregtisë dhe Industrisë për vendosjen e tarifës prej 4 centësh për importin nga Serbia, importi nga ky shtet krahasuar me periudhën e njëjtë nga vitet e kaluara ka rënë nga 3.8 milionë kg në 800 mijë kg. Kështu ka thënë zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, duke shtuar se ndërkohë Dogana e Kosovës vazhdon të konfiskojë mallrat t ë kontrabanduara.

Krahas importit sipas Stavliecit, këtë vit rritje ka shënuar edhe eksporti. Interesante sipas tij është se eksporti I produkteve kosovare për në Serbi ka shënuar rritje prej 40 %. “Rritja e të hyrave tregon se kemi ulje të kontrabandës. Sivjet është një prej viteve më të mira të Doganës. Për momentin që flasim ne kemi mbledhur 1 miliard e 11 milionë euro, do të  thotë të hyra për buxhetin e Kosovës që në krahasim me vitin e kaluar paraqet rritje prej 6.2 perqind”, ka thënë Stavileci për televizionin publik.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …