Zemaj: Qytetarët të mos i dëgjojnë ata që bëjnë thirrje për padëgjueshmëri të vendimeve të qeverisë

Zemaj: Ministria e Shëndetësisë, ditëve në vijim do ta bëjë gati “Spitalin për Covid-19” me 500 shtretër

Ministri i Shëndetësisë. Armend Zemaj ka njoftuar se ministria që ai drejton do ta bëjë gati “Spitalin për Covid-19”, me 500 shtretër në Prishtinë. “Përderisa shtetet evropiane po ballafaqohen me përhapjen e shpejtë të virusit dhe raportojnë numër të lartë të infeksioneve me Sars Covid-19, ne po përgatitemi për çdo skenar. Ne po komunikojmë me COVAX/OBSH për sigurimin e vaksinës së mundshme kundër Covid-19, si dhe po bëjnë veprimet e nevojshme në pajtim me situatën, ka shkruar ministri i Shëndetësisë. Armend Zemaj. Ai ka drejtuar kritika ndaj deputetëve që nuk e votuan “Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike” e që po na vështërson përpjekjen tonë kundër virusit. Mos miratimi i Projektligjit po rrezikon mbijetesën e shumë bizneseve dhe mirëqenien e qytetarëve. Është shqetësuese dhe për keqardhje, sepse po ndodh, për shkak të tekeve të disa deputetëve.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …