Enver Hoxha

Zeni Bilimani: ENVER HOXHA  RRON NË MENDJEN DHE ZEMRËN E POPULLIT SHQIPTAR?! 

Enver Hoxha ishte një udhëheqës i madh, me shumë aktivitete politike e shoqërore tepër intensiv e të pa ndërprerë , që shtrihet prej më shumë se gjysmë shekulli, me një veprimtari teorike të shumanshme, me një mendje të mprehtë, të cilën e vuri tërësisht në shërbim të revolucionit.
Përballë një personaliteti të tillë të punës e të dijes nuk është e lehtë  të gjesh në çdo rast fjalët e përshtatshme, të veçosh tiparet karakterizuese, midis larmisë së pa fund të cilësive e vlerave të shquara të tij.
Si bir i revolucionit me Partinë që krijoi bëri bashkë zemrat e popullit edhe pse në kushtet e një ilegalitet përballë një reaksioni të egër fashist.
Enveri e hodhi popullin në lufte të armatosur kundër pushtuesve e tradhtarëve, organizoi dhe drejtoi Ushtrinë Nacional Çlirimtare dhe fitoi luftën nga 1939  deri më 29 Nëntor 1944.
Kjo bëri dhe ishte merita e tij që Shqipëria u rreshtua në koalicionin e madh antifashist botëror.
Me urdhër te tij u çlirua Shqipëria, pjesa e saj Kosova dhe disa pjesë të ish-Jugosllavisë, deri në Vishegrad.
Me zgjedhje të lira popullore në vitin 1946, Qeveria e tij demokratike për herë të parë në historinë e Shqipërisë e solli popullin në pushtet.
Me ritme të shpejta shëroi plagët e luftës për rindërtimin e vendit në kohë rekord.
Gjatë socializmit me planet 2 dhe 5 vjeçare ngriti ekonominë, bëri  industri të zhvilluar dhe moderne.
Zhvilloi bujqësinë në mënyrë intensive.
Zhvilloi në shkallë të lart arsimin e kulturën , artin e kinematë që më parë nuk ekzistonin fare, ndërsa arsimin e bëri falas.
Ndërtoi dhe zhvilloi mjekësinë për popullin falas që dikur nuk ekzistonte, me këtë rast u tha ndal, sëmundjeve shekullore që kishin mbërthyer vendin si kolera, malaria, tuberkulozi e të tjera epidemi të trashëguara.
Në gjurmët e Ushtrisë Nacional Çlirimtare shumëfishoi Ushtrinë Popullore e kompletoi me kuadro ushtarakë të zotët dhe me një armatim modern.
Ushtria Popullore u bë e pathyeshme per mbrojtjen e kufijve të Atdheut dhe popullit.
Enver Hoxha, ishte një vazhdues i denjë i mësimeve të marksizëm-leninizmit në Shqipëri dhe në botë.
Në shumë vende të botës u krijuan parti marksiste-leniniste dhe organizata revolucionare që zgjuan popujt e tyre ndjenjën e luftës kundër shtypjes dhe shfrytëzimit kapitalist.
Enveri ishte një internacionalist i madh.
Si patriot dhe vizionar i madh ai dinte të dallonte miqtë e vërtetë të  Shqipërisë, por ai ua tregonte “kufirin te thana”, armiqve imperialist me në krye ShBA si xhandarë ndërkombëtar i popujve të botës.
Te flasësh për Enver Hoxhën ka shumë për të thënë…
Ai ishte dhe udhëheqës i revolucionit e Komandant ushtarak, edhe burrë shteti i shquar, diplomat i madh dhe organizator i shquar e ideolog me shpirt novator e revolucionari politikan mendje mprehtë reformator në jetën shoqërore edhe artitekt i ndërtimit të socializmit.
Por ka patur një veti te ai që e karakterizonte qenien e tij: dashuria per popullin.
Enveri nuk lindi i tillë, dashuria për popullin e bëri burrë shteti me suksese a fitore, që këtu qe nuk po zgjatem!….
Enver Hoxha bëri EPOKË.

Lavdi veprës së tij në shekuj!

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …