Zeni Bilimani: Tri poezi

Zeni Bilimani: O HELMS Dritë Liria

Krisi pushka dëgjoi bota 

Helmesllinjtë si trëmbi lufta 

Si shkëmbej e kanë qendresën 

Shumë të shtrenjtë e ruajtën besën 

Në shtatë çelësa e ruajtën sekretin 

Ruajtën Shtabin dhe ENVRIN 

Neë shtatë e në shtatëdhjetë 

Lidhën besën për të vdekur 

Pionier rini e plak 

Lirinë vulosën ndër dejë e gjak 

Si breshëri u lëshuan plumbat 

Si ortek i lëshuan bombat 

Por nuk u tundeën Helmesllinjtë 

Çdo armiku i dhanë datën 

Gjithçka flet për trimëri 

Gjithçka e dhanë për liri 

Helmesi një fshat plot nder e lavdi 

Nje oaz me Atedhetari 

Helmesi nje meteor ne histori 

Për Atedhe dritë e shpresë 

Pinjoll të shqipes krenare 

Si Mehmeti e Novruzi në kullë të qëndresës 

Bijë të sofrës  bijë të besës 

Këngë e luftës partizane 

O Helmës dritë liria 

O kryeqyteti i Luftës 

O Helmës i luanëve  

O Helmës që prite e përcolle partizanë.

Kontrolloni gjithashtu

Hazir Mehmeti: BATAJNICË E ZEZË

Në fushën e zezë vrisnin qiellin   Ra zi e tmerr, verboi dhe diellin     Korbat e zi të shkau barbar  Krrokatin mbi Batajnicë mbi një varr      Gjiri në buzët e foshnjës ngrirë    Nëna më tutje pa kokë e shtrirë    Ku të kam Shqipja ime s’po mund të flas   Gjiri më derdhët, ah, zemra më plasë    Eh, pika gjaku porosi ju lë sot   Agimin ta varrosni pa vaje e pa lot      …