ZERO DEPONI ILEGALE NË KOMUNËN E JUNIKUT SIPAS RAPORTIT TË VLERËSIMIT TË DEPONIVE ILEGALE REALIZUAR NGA GIZ

Raporti i vlerësimit të deponive ilegale realizuar nga GIZ-i ka identifikuar zero deponi ilegale në komunën e Junikut. Ekipi vlerësues nga monitorimi në terren nga 11 deponit ilegale të identifikuara në vitin 2019, këtë vit ka identifikuar zero deponi ilegale në Komunën e Junikut. Progresi që komuna e Junikut ka bërë në ofrimin e një mjedisi të pastër është si rezultat i përgjegjësisë qytetar dhe politikave lokale në mbrojtje të mjedisit, ku komuna e Junikut për të iu ofruar qytetarëve dhe akterëve mbështetës mundësin e harmonizimit në mbrojtje të ambientit me vendim komunal ka caktuar lokacionin e sinjalizuar për mbetje të ngurta(inerte), gjithashtu ka shtrirë mbulueshmërin e kamerave të sigurisë në tërë territorin e komunës si masë mbrojtëse të mjedisit. Komuna e Junikut falënderon qytetarët, njëherit i lut për kujdes ndaj mjedisit në mënyrë që fëmijëve tanë tu ofrojmë mjedis të pastër dhe të shëndetshëm, gjithashtu falënderon kompaninë e pastrimit, punëtorët komunal dhe të gjithë akterët që po i kontribuojnë kauzës për Junikun e pastër dhe ekologjik.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …