Zëvendëskryeministri Pacolli: Kosova model suksesi për ndërtimin e paqes

Zëvendëskryeministri Pacolli: Kosova model suksesi për ndërtimin e paqes

Kosova, me përvojën e saj në ndërtimin e paqes, bashkë-jetesën në mes komuniteteve dhe tolerancën ndër-fetare mund të shërbejë si një model suksesi për vendet tjera në botë, ka theksuar zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behxhet Pacolli, në inaugurimin e Konferencës Globale për Tolerancë dhe Paqe, e cila po i zhvillon punimet në Valletta të Maltës, ku edhe do ta ketë selinë. Siç njofton Zyra e Pacollit, në kuadër të kësaj konference, Pacolli ka qenë folësi kryesor, së bashku me kryeministrin e Maltës, Joseph Muscat, si dhe homologun e tij nga Malta, Ministrin e Jashtëm, Carmelo Abela.

Këshilli Botëror për Tolerancë dhe Paqe është themeluar nga një grup personalitetesh nga e gjithë bota, që përfshinë senatorë amerikanë, ambasadorë, vendimmarrës nga kontinente të ndryshme botërore dhe i cili, do të përkushtohet në nxitjen e iniciativave në të gjithë botën, për paqe dhe tolerancë. Këshilli do të funksionojë globalisht me institucionet e veta, me degë në të gjithë botën, duke përfshirë qarqe akademike, sociale dhe atë të mediave. Gjatë vizitës së tij dy ditore në Maltë, Pacolli u prit në takime të ndara nga Presidentja e Maltës, Marie-Louise Coleiro Preca dhe ministri i Jashtëm, Carmelo Abela dhe ku ishte darkorduar për nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi në mes dy vendeve dhe organizimin e një forumi ekonomik, gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm të Maltës në Kosovë, së bashku me biznese nga ky shtet.

Kontrolloni gjithashtu

Geoffrey Nice: Arrestimi dhe akuzat kundër Ramush Haradinajt janë politike

Geoffrey Nice: E pazakontë mënyra si shtatë ish-pjesëtarë të UÇK-së përmenden në aktgjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

Ish-prokurori i Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, Geoffrey Nice, e ka cilësuar si “të paprecedentë” …