Festimi i Hashim Thaçit president

Zgjedhja e Hashim Thaçit kryetar u përcoll me fishekzjarre por edhe me revole e kallashë

Pasi ka përfunduar radha e tretë e votimit të deputetëve për zgjedhjen e Hashim Thaçit në krye të Presidencës, simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës vërshuan Prishtinën për të shprehur gëzimin e tyre. Shumë fishekzjarrë janë lëshuar në qiellin e Prishtinës, pak sekonda pasi që është kuptuar lajmi për fitoren e Thaçit. Ndërkohë flamujt e PDK-së, të SHBA-ve dhe të Kosovës valonin nëpër të gjitha rrugët e Prishtinës. Skenderaj ishte një tjetër qytet ku qytetarët festuan deri në orët e vona. Jo zyrtarisht bëhet e ditur se  përpos fishekzjarrëve, selia e Partisë Demokratike të Kosovës, nga zyrat e saj disa herë lëshoi edhe breshëri nga pistoletat dhe kallashët.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …