Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela ka rikonfirmuar qëndrimin se nëse në 100 ditët e para të Qeverisë nuk miratohet ligji për gjuhën, partia e tij nuk do të jetë më pjesë e Qeverisë. Po ai shpreson që të mos ketë nevojë për një gjë të tillë dhe nuk është i nevojshëm kalimi i ligjit në komisionin e Venedikut me arsyetimin që të mos i lihet hapësirë kushtetueses për ta kontestuar atë. Sa i takon rishikimit të buxhetit, Sela vlerëson se disa pjesë të platformës politike të partisë së tij janë marrë parasysh, ndërsa lidhur me pikat e deklaratës së përbashkët shqiptare si zhvillimit të barabartë rajonal dhe formimi i një Komisioni për ndarje të drejtë të buxhetit, Sela thotë se do të zbatohen nga miratimit të buxhetit dhe vazhdon të mbështesë bashkimin e mundshëm të subjekteve të Aleancës për Shqiptarët në një parti të vetme.
