Zymer Kodra: Përkujtojmë Heronjtë e Brigadës së 60- të, Diversante Vëzhguese të SHP të UÇK-së

Homazhe -10 maj 2023- ora 10:00
Përkujtojmë Heronjtë e Brigadës së 60- të, Njësisë Diversante Vëzhguese të SHP të UÇK-së.
Në Përvjetorin e 24 të rënies së Heronjëve të Brigadës 60, më 10 Maj 2023, nderojmë dhe përujtojmë veprën sublime-flijimin për Liri të
Heronjëve: Safet Kica, Mehmet Lumi,, Esat Qarri, Safet Elshani, Naim Lubovci dhe Shaqir Tërshani.
Heronjët dhe Dëshmorët janë Lulet më të çmuara të Lirisë, që nuk veniten asnjëherë sepse ushqehen dhe shkëlqejnë nga gjaku i tyre.
Ne bashkëluftëtarët e Brigadës 60 do të jemi gjithmonë roje të tyre për t’i mbajtur të gjallë përherë në kujtesën tonë dhe për t’ju transmetuar brezave të ardhshme pavdekësinë e tyre.
Lirinë dhe pavarësinë nuk do ta gëzonim pa Luftën e lavdishme të UÇK-së, pa sakrificën sublime të popullit tonë dhe pa trimërinë e heronjëve.
Ne luftëtarët e Brigadës 60 – Njësisë Diversante Vëzhguese të SHP të UÇK-së, bashkëluftëtarët, Heronjëve dhe Dëshmorëve, në këtë përvjetor, do t’ju mbetemi borxh për organizimin meritor të përkujtimit dhe nderimit.
Lavdi e përjetshme Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit!
10 Maj 2023- Gryka -Carralev-Geriqevc

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Sead Veseli, ushtari më i mirë 2024

Pas sfidave disa ditore përfundoi gara ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024” ku morën pjesë …