Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shprehur keqardhje për miratimin e Ligjit lidhur me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë, duke theksuar se ky hap u ndërmor pa marrë parasysh këshillat e ofruara nga BE-ja për ta harmonizuar atë me standardet evropiane dhe parimet e meritës. Sipas BE-së, ligji i ri rrezikon të jetë në kundërshtim me rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2023 dhe mund të minojë paanshmërinë në rekrutimin dhe transferimin e shërbyesve civilë. BE-ja nënvizon se reforma e Administratës Publike është një komponent i rëndësishëm në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe u bën thirrje autoriteteve të Kosovës që të përmbushin angazhimet e tyre për një administratë profesionale dhe të llogaridhënëse.
Kontrolloni gjithashtu
Lideri i AKR-së, Behxhet Pacolli ka paralajmëruar marrëdhënie të shkëlqyera të Kosovës me Ganen
Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli ka përshëndetur zgjedhjen e John Mahama Dramani …