ZRRE i bënë thirrje politikës që të mos përzihet në pavarësinë funksionale të këtij institucioni

Zyra e Rregullatorit për Energji ka reaguar ndaj komunikatës së Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me parashtrimin e padisë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër vendimit të ZRRE-së për tarifat nxitëse për Burimet e Ripërtritshme të Energjisë. Sipas njoftimit dërguar mediave, ZRRE thotë se e drejta për të apeluar i takon secilit qytetarë, por se ata kanë kritikuar fjalorin e shprehur në komunikatën e Vetëvendosjes, të cilin e kanë quajtur sulm ndaj institucionit të pavarur siç është ZRRE. Ajo u ka bërë thirrje akterëve politik që të mos ndërhyjnë në pavarësinë funksionale të ZRRE-së të garantuar me ligj. Përndryshe ata kanë paralajmëruar se do të veprojnë për të mbrojtur pavarësinë dhe integritetin e saj përmes rrugëve ligjore.

 

Kontrolloni gjithashtu

Elisa Spiropali: Dëshmitë në Hagë do ta pastrojnë njollën mbi UÇK-në

Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë dhe ministrja Elisa Spiropali ka reaguar pas nisjes së dëshmive …