Haradinaj: Punimet në autoudhën Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, filluan aty ku u zhvillua beteja e Zhegocit

Haradinaj: Në Kosovë po e transformojmë fizionominë e ekonomisë sonë duke i bërë bashkë shqiptarët

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka kujtuar zhvillimin e betejes se Zhegocit në 19 vjetorin e saj në hapjen e punimeve të autorstradës, Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë.  Ai ka thënë kjo rrugë po fillon aty ku u zhvillua Beteja heroike e Zhegocit.  Tani i  kujtojmë dhe i  nderojmë luftëtarët e martirët që ranë, që ky vend dhe këto udhë të jenë të lira e në shërbim të jetës, këtij emocioni sot i bashkojmë edhe ndjenjën e një arritjeje. Si Kosovë po e transformojmë fizionominë e ekonomisë sonë duke i bërë bashkë shqiptarët. Më 2023 të gjitha qytetet do të lidhen me autoudhë dhe tërë infrastruktura rrugore e Kosovës do të jetë e përmbyllur”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …