Aeroporti “Adem Jashari”

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës certifikohet nga “Airport Carbon Accreditation”

Aeroporti i Prishtinës certifikohet nga “Airport Carbon Accreditation”

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” është certifikuar në nivelin e parë të programit për Akreditimin e Karbonit në Aeroporte (Airport Carbon Accreditation) për kontributin e dhënë në përcaktimin e burimeve dhe kalkulimin e emetimit të gazrave sere në baza vjetore brenda kompanisë.

Duke marrë parasysh problemet qe vijnë si rezultat i kësaj dukurie dhe ndikimin e aeroporteve në rritjen e vetëdijes për mbrojtjen e ambientit, Aeroporti i Prishtinës ka filluar me identifikimin e faktorëve ndikues, për të vazhduar me planifikimin e strategjive që do të ndikojnë pozitivisht në zvogëlimin e emetimit te gazrave.

Akreditimi i Karbonit në Aeroporte është program i cili administrohet nga kompania WSP Parsons Brinckerhoff të caktuar nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve në Evropë (ACI Europe), i cili përfaqëson rreth 500 aeroporte nga 45 vende evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …