muqa 900
mbpzhr
vipa
Fillimi / Lajmet / Eliot Engel dhe Hashim Thaçi kërkojnë lirimin sa më të shpejtë të Ramush Haradinajt
Eliot Engel dhe Hashim Thaçi kërkojnë lirimin sa më të shpejtë të Ramush Haradinajt

Eliot Engel dhe Hashim Thaçi kërkojnë lirimin sa më të shpejtë të Ramush Haradinajt

Në një kumtesë të përbashkët të kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe anëtarit të Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Eliot Engel, kërkohet lirimi sa më i shpejtë i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. “Ne besojmë se abuzimi i Serbisë me sistemin, Njoftimi i Kuq, i Interpolit, që ka çuar në arrestimin e Ramush Haradinajt, është tmerrues, andaj kërkojmë nga Franca që në mënyrë efikase ta procesojë rastin dhe ta kthejë atë sa më shpejtë në Kosovës. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet ta mbajnë përgjegjëse Serbinë për këtë abuzim të Interpolit dhe se në Evropë, procesi i pranimit të Serbisë duhet të ndalet derisa ajo të mos i përfillë obligimet e saj për normalizim të raporteve me Kosovën. Shtetet e Bashkuara duhet t’ia bëjnë të ditur Beogradit se raportet do të vuajnë derisa ai të kthehet në rrugën konstruktive”, thuhet në fund të deklaratës së përbashkët të kryrtarit  të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe anëtarit të Dhomës Përfaqësuese të Shteteve të Bashkuara, Eliot Engel.