Islam Mehmet Kastrati (16.4.1964 - 18.4.1999)

Islam Mehmet Kastrati (16.4.1964 – 18.4.1999)

Banorët e fshatit Kizharekë të Drenssit janë të njohur për rezistencë dhe luftë kundër forcave pushtuese. Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kizhareka i dha dy dëshmorë: Islam Kastratin dhe Fehmi Kastratin.

Djalëria e këtij fshati dhe e fshatrave të tjerë përreth, ruajtën me sukses popullatën civile në Grykën e Kizharekës dhe te Mrizet e Berishës, ku gjatë verës së vitit 1998, dimrit dhe pranverës së vitit 1999 qenë strehuar rreth 12 mijë banorë liridashës të zhvendosur nga fshatrat e Drenicës dhe rajone të tjera të Kosovës.

Islami ishte i biri i Mehmet Kastratit. Lindi më 16 prill të vitit 1964, në fshatin Kizharekë të Drenasit. Mësimet e para i mori në shkollën fillore të fshatit, ndërsa tetëvjeçaren e mbaroi në shkollën e fshatit Nekoc. Ka kryer gjimnazin në Drenas. Për shkak të kushteve të rënda ekonomike, Islami nuk vazhdoi shkollimin e lartë, por filloi të punojë në ndërtimtari së bashkua me babanë, Mehmetin, i cili kishte pësuar fizikisht me rastin e aksionit famëkeq të grumbullimit të armëve në dimrin e vitit 1956. Nga dhuna, maltretimet dhe qëndrimi në lën fillore të fshatit, ndërsa tetëvjeçaren e mbaroi në shkollën e fshatit Nekoc. Ka kryer gjimnazin në Drenas. Për shkak të kushteve të rënda ekonomike, Islami nuk vazhdoi shkollimin e lartë, por filloi të punojë në ndërtimtari së bashkua me babanë, Mehmetin, i cili kishte pësuar fizikisht me rastin e aksionit famëkeq të grumbullimit të armëve në dimrin e vitit 1956. Nga dhuna, maltretimet dhe qëndrimi në dëborë, iu kishte dëmtuar rëndë shëndeti.

Islami qysh i ri vëren padrejtësitë shoqërore dhe dhunën që ushtronte regjimi okupator kundër shqiptarëve liridashës. Në kohën kur po punonte në ndërtimtari së bashku me babanë, në Ferizaj, ka marrë pjesë në demonstratat e vitit 1989 me rastin e heqjes së autonomisë së Kosovës nga regjimi i Milosheviqit.

Në pranverën e hershme të vitit 1998, Islam Kastrati kishte dijeni për veprimet e luftëtarëve të lirisë. Asokohe shton interesimin për t’ iu bashkuar radhëve të UÇK-së. Për një kohë kishte gjurmuar vendet nëpër Drenicë ku do të mund të inkuadrohej në radhët e UÇK -së, por pengesë kryesore ishte mungesa e armatimit.

Më 9 maj 1998 realizohet edhe dëshira e tij e zjarrtë për t’iu bashkuar luftës për liri. Atë ditë, pas disa ditë luftimesh të rrepta, luftëtarët e lirisë barrikaduan Grykën e Llapushnikut. Islami, ashtu sikurse edhe disa liridashës të tjerë, po atë ditë historike për luftën e UÇK-së, pranohet në radhët e çlirimtarëve.

Duke qenë se nuk kishte armë të mjaftueshme, Islami, së bashku me dhjetëra luftëtarë të tjerë të Kizharekës dhe të fshatrave përreth, në muajin qershor të vitit 1998 niset për armatim në Shqipëri. Pas qëndrimit disa ditësh në bazat e UÇK -së afër kufirit me Kosovës, Islam Kastrati me bashkëluftëtarët ngjesh armën kaherë të dëshiruar dhe kthehet në vendlindjen e tij, në Kizharekë, e cila tashmë kontrollohej nga njësitet e UÇK -së, Radhëve të UÇK -së qysh në fillim iu kishte bashkuar edhe eprori ushtarak, kushëriri i Islamit, Ajet Kastrati, i cili kreu detyra me përgjegjësi gjatë tërë kohës së luftës, sidomos në shtabin e Kleçkës e të Divjakës. Nga fshati i tij ishte edhe komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla, pastaj veprimtari i lëvizjes ilegale, Gani Syla e të tjerë.

Islami ishte shtathedhur. Kishte trup atleti dhe zhdërvjelltësi fizike. Ka marrë pjesë në shumë beteja që u zhvilluan në Llapushnik, në Fushticë e gjetkë. Tregoi trimëri të jashtëzakonshme gjatë ofensivës së 25 dhe 26 një armatë të tërë me të gjitha gjinitë ushtarake. Sulmi në mëngjesin e 25 korrikut kishte filluar nga predhat e pandërprera të topave të kalibrave të mëdhenj që goditnin nga Çukat, nga Komarani dhe nga pozicione të tjera.

Drejt Grykës villnin predha dhe barot më shumë se 120 tanke kalibrash të ndryshme. Bota tashmë po kuptonte dhe po bindej se kishte filluar një luftë e vërtetë, e jo sikur deklaronte regjimi i Beogradit se po luftonte kundër një grupi “terroristësh” Për të eliminuar grupe të tilla nuk nevojiteshin 120 tanke dhe tërë arsenali i armatimit më modern të kohës. Rezistenca në Grykën e Llapushikut, zbuloi para botës përparimtare këmbënguljen e shqiptarëve liridashës për të luftuar deri në fitore. Islami dhe bashkëluftëtarët e tij besonin thellë në fitore, andaj edhe nuk e ndërprenë luftën as pas rënies së Grykës së Llapushnikut. Ata u tërhoqën dhe vendosen në pozicionet e dyta, kur edhe qëndruan e luftuan trimërisht deri në mbarimin e luftës, Me rastin e ristrukturimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në tetor të po atij viti, Islam Kastrati sistem ohet në kuadër të Batalionit të Parë, “Imer Alushani” i brigadës 121, “Ismet Jashari-Kumanova”.

Duke qenë tejet i përkushtuar në luftën çlirimtare dhe i fuqishëm fizikisht, dhe mjaft i dëshmuar nëpër beteja, komanda ia beson mitralozin e tipit “Gulinov”, që ishte arma e tij më e preferuar.

Në janar të vitit 1999, Islam Kastrati ndodhet në shtabin ushtarak të Berishës. Me Gulinovin e tij ishte kudo ku e kërkonte nevoja, kudo ku forcat serbe mësynin për të depërtuar në Rrafshnaltën e Berishës.

Pika e tij e rezistencës në vendin e quajtur “Gurishtë”, në fshatin Berishë, ishte beden i pathyeshëm në mbrojtje të sigurtë për stafin e Radios-Kosova e lirë dhe të Agjencisë së lajmeve “Kosovapress” Pikërisht nga ajo pikë disa muaj ka transmetuar programin e vet Radio-Kosova e lirë.

Në fillim të muajit prill, Islam Kastrati me bashkëluftëtarë ndodhej si çdoherë në pikën strategjike të Gurishtës, ku ruhej Radioja dhe prapashpina e pikës ushtarake “Te Shkëmbi i Gradinës”, mbi fshatin Llapushnik, pikë kjo të cilën synonin ta pushtonin forcat e shumta ushtarake e policore serbe që ishin pozicionuar në lagjen Sopi, të Llapushnikut.

Më 18 prill të vitit 1999, së bashku me bashkëluftëtarët ndodhet në bunkerin ushtarak, në një bazë të fortifikuar në mes të Bajrakut dhe “Gurishtës” në Berishë. Ishte kjo pika më strategjike e pjesës veriore të Rrafshnaltës, meqë ruante depërtimin e këmbësorisë armike në drejtim të “Shkëmbit të Gradinës”.

Atë ditë, gjatë luftimeve që kishin filluar në orën 6 të mëngjesit, Islam Kastrati me gulinovin e tij kishte shembur përdhe shumë pjesëtarë të këmbësorisë armike, të cilët po bënin përpjekje të depërtonin në “Shkëmbin e Gradinës” nga ana e majtë. Furia e “Gulinovit” të Islam Kastratit kishte shkaktuar rrëmujë dhe kaos në mesin e forcave serbe. Me shumë të vrarë e të plagosur ata ishin tërhequr në prapakthimin e tyre të turpshëm.

Pas tërheqjes me humbje të mëdha të forcave serbe, Islam Kastrati, Mentor Gashi e të tjerë dalin jashtë bunkerit për të vëzhguar më mirë terrenin dhe për t’u bindur për tërheqjen e forcave serbe, të cilat po ktheheshin prapa, me turp dhe me humbje të mëdha. Papritmas një predhë minahedhësi nga pozicioni serb përballë “Gurishtës” godet vendqëndrimin e Islamit dhe të Mentorit. Nga predhat e armës armike, bien në altarin e atdheut, Islam Kastrati dhe Mentor Gashi. Ndërsa në mbrojtje të istikameve të Rrafshnaltës, në ballë të Shkëmbit të Gradinës, po atë ditë, më 18 prill të vitit 1999, pas luftimeve që kishin zgjatur gjatë tërë ditës kishin rënë heroikisht dëshmorët: Ramadan Bytyçi, Mentor Morina dhe Halim Bajraktari, ndërsa qenë plagosur edhe disa luftëtarë të tjerë të lirisë.

Trupat e pesë dëshmorëve të Gradinës, po atë natë, bashkëluftëtarët e tyre i varrosin në Varrezat e Dëshmorëve në fshatin Kleçkë, ku pushojnë në përjetësi së bashku me dëshmorët e tjerë të Brigadës 121 “Ismet Jashari-Kumanova”.

Islami ka lënë dy bijtë: Lavdimin dhe Bujarin si dhe bijat: Miniren dhe Fitoren. Po ashtu, ka lënë vëllezërit Dautin, invalid i luftës dhe Bekimin.

Në nderim të jetës dhe veprës së tij, bashkëluftëtarët kanë ngritur pllakën përkujtimore, afër shkollës së fshatit, ku janë skalitur emrat e dy dëshmorëve të Kizharekës: Islam Kastrati dhe Fehmi Kastrati.

Familja e dëshmorit ka marrë mirënjohje nga Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë së Përkohshme nga Shtabi i Përgjithshçm i UÇK-së, nga Radio Kosova e Lirë, nga Kuvendi komunal i Drenasit dhe shoqatat e luftës. (A. Q)

Kontrolloni gjithashtu

Arsim Nazmi Muzaqi (13.11.1978 – 26.4.1999)

Arsim Nazmi Muzaqi (13.11.1978 – 26.4.1999)

Në familjen Muzaqi, në Vushtrri, më 13 nëntor të vitit 1978 u lind, Arsim Muzaqi. …