Isuf Sherifi: “Gjergjat...“ në kreshtat e alpeve zvicerane

Isuf Sherifi: “Gjergjat…“ në kreshtat e alpeve zvicerane

Atmosfera e ngrohtë e kësaj mbrëmje letrare me autorin Avni Dehari, padyshimse i atribuohet organizatorëve të cilët, si çdo herë, çdo detaj  e organizojnë derinë përkryerje. Përurime të tilla të lënë me kokën prapa, dhe sikur gjithmonë të grishin për orë të tjera të shkëlqyera letrare. Natyra impozante e bjeshkëve alpike zvicerane, mbuluar nga borë e këtij dimri, sikur t`i kujtonin përkrenaret e gjergjave të trilogjisë së së përuruar të shkrimtarit Avni Dehari.

Flumsi ishte qyteti i rradhës, pas gjashtë qendrave të tjera, ku u  prezentua libri „Gjergjat në drita përkrenaresh“ i autorit Avni Dehari.  Salla e Shkollës së qytetit ishte

mbushur me dashamirë të librit, nxënës  e prindër të shumtë, që me programin e përgatitur nga LAPSHi, dhe në  bashkë organizim me Shoqatën e  „Atdheu“ në Bad Ragaz, Bashkësinë e  Mërgimtarëve të Flumsit, si  dhe Bashkësinë Islame të Flumsit, iu bë pritje e shkëlqyeshme autorit, dhe nader i veçantë kontributit të tij  letrarë. Me nga një fjalë përshëndetëse i uruan mirëseardhje autorit dhe uruan  përurim të mirë, z.  Adnan Fazliu nga Bashkësia e Mërgimatarëve, z.Irfan Musliu nga Shoqata „Atdheu“ si dhe  imami Shkëlzen Avdiu, nga Bashkësia Islame.

 Për aq sa zgjati përurimi i librit, i cili u hap me korrin e nxënësve që  kënduan himnin kombëtar, dhe me 1 minutë heshtje për të rënët e kombit,,  ai u udhëhoq mjaft mirë nga mësuesi, prof. Dr. Vaxhid Sejdiu.  Prezentimet e nxënësve me këngë për vendlindjen dhe lexime fragmentesh  nga libri, i dhanë frymë edhe më shumë kësaj ore letrare. Mbi librin  folën Destan Hajdini dhe prof. Dr. Vaxhid Sejdiu, e që e vlerësuan me

nota mjaft të larta.

 Në fjalën e tij prezentuese dhe falënderuese, shkrimtari Avni Dehari  tregoi për punën e gjatë si shkrimtar për ta rrumbullakësuar këtë  trilogji, për pritjen që po i bëhet nga mërgimtarët në Zvicër,  si dhe  tregoi shkurtimisht idetë mbi dorëshkrimet e rradhës. Ai falënderoi të  gjithė të pranishmit, në veçanti uroi që nxënësit të mësojnë sa më

shumë, që prindërit t‘i dërgojnë fëmijët në Shkollën Shqipe dhe  gjithmonë të jenë të vyeshëm aty ku jetojnë, por të kontribojnë  edhe  për mëmëdheun e tyre. Në fund, nxënësit, ashtu sikurse prindërit,  dhe të tjerë të pranishëm,patën mundësinë të pajisen me libra me dedikime nga autori, dhe të fotografohen me autorin. Atmosfera e ngrohtë e kësaj mbrëmje letrare me autorin Avni Dehari,  padyshim se i atribuohet organizatorëve të cilët, si çdo herë, çdo detaj e organizojnë deri në përkryerje. Prezenca e nxënësve ia shtoi  madhështinë edhe më shumë këtij përurimi,  dhe përurime të tilla të lënë gjithmonë me kokën  prapa, dhe sikur gjithmonë të  grishin për orë të tjera të shkëlqyera letrare. Natyra impozante e bjeshkëve alpike zvicerane, mbuluar nga borë e këtij dimri, sikur t`i kujtonin përkrenaret e gjergjave të trilogjisë së përuruar të shkrimtarit Avni Dehari.

 

Flums, 11.03.2018

 

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxha

ISA FERIZAJ: RRON E DREJTA, E VËRTETA

ENVERIZMI ATDHETAR! Erdhi serish prilli, në vendin tim; Gjetur, i ka shqipet, në fluturim. Gjet …