Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Të jesh në krye të institucioneve, më shumë se privilegj, është përgjegjësi

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi në një postim të tij ka reaguar në një deklaratë  të kryetarit aktual të Kuvendit Kadri Veseli, i cili ka thënë se “dikush po dëshiron ta bëjë Kosovën si në Siri”. Krasniqi thotë se “të jesh në krye të institucioneve të larta të shtetit, përveç që është një lloj privilegji, konsideroj që është shumë më shumë, përgjegjësi, përgjegjësi jo vetëm për familjen tënde, grupin tënd a partinë që e drejton. Është përgjegjësi për afër dy milionë qytetarët e Kosovës dhe për gjithë diasporën, që është e lidhur ngushtë me atdheun e të gjithë atyre që kanë origjinë nga Kosova. Nëse kryetari i Kuvendit dhe kryeministri dhe çdo institucion tjetër i sigurisë kombëtare, janë të obliguar që t’i marrin masat parandaluese kundër secilit që i “pëlqejnë skenat e Sirisë”. Nëse është thënë sa për të thënë, është gabim i madh. Vërtet, kujt po i “pëlqejnë skenat e Sirisë”?! Nuk e di kujt i drejtohet kjo, por pse nuk është vendi të thuhet e nuk ka asnjë argument, jam më se i bindur, ka shkruar mes tjerash ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, aktualisht kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …