J. Krasniqi

Krasniqi: Qeverisë duhet t’i jepet kohë, pas disa muajsh mund të ulemi dhe të diskutojmë se çka është punuar e çka jo

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA’s Jakup Krasniqi, ka thënë në një intervistë për Periskopin se Qeverisë Haradinaj duhet t’i jepet kohë për të dëshmuar veten. Ai ka thënë se kjo kohë, ‘nuk nënkupton 100 ditë apo më pak’, por thotë se të paktën disa muaj duhet të shihet se si po punon kabineti i Haradinajt. “Mendoj se Qeverisë duhet t’i jepet kohë. Jo 100 ditë, por të paktën 6 muaj. Pas disa muajsh mund të ulemi dhe të diskutojmë se çka është punuar e çka jo. Por mendoj se kaq kohë duhet t’i jepet Haradinajt dhe kabinetit të tij qeveritar”, ka thënë Krasniqi në një intervistë dhënë Periskopit.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …