Ministri IN, Besim Beqaj merr pjesë në "Forumin Botëror 2018 për Investimet nga Bizneset" në Stamboll

Ministri IN, Besim Beqaj merr pjesë në “Forumin Botëror 2018 për Investimet nga Bizneset” në Stamboll

Ministri i Minstrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Stamboll të Turqisë me ftesë nga organizatorët e forumit “WBAF – Forumit Botëror 2018 për Investimet nga Bizneset” i cili do të mbahet me 19 dhe 20 shkurt 2018 në Stamboll të Turqisë. Beqaj do të përfaqësojë Republikën e Kosovës në këtë forum dhe do të jetë folës kryesor në panelin me temën: Fokusi Regjional: “Financimi i inovacionit nëpërmjet ndikimit të investimeve në Evropën Juglindore”. Qëllimi i këtij forumi vjetor është mobilizimi i sektorit publik dhe privat për të investuar me kapital të përbashkët për të mirën e përgjithshme shoqërore. Gjatë qëndrimit dy ditorë në Stamboll, ministri Beqaj do të zhvillojë edhe shumë takime bilaterale me autoritete të larta të shteteve të rajonit dhe më gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …