Brickos

MASHT: Përjashtimi i Kosovës nga EQAR nuk do të ndikojë diplomat e kosovarëve të mos njihen në Evropë

Ministri Bytyçi: Zotohem se do të vë të gjithë eksperiencën time dhe mundësitë ligjore në shërbim të përmirësimit të arsimit dhe shkencës

Shyqeri Bytyçi nga Nisma për Kosovën, i zgjedhur ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me të marrë këtë post ka shkruar se është i njoftuar për gjendjen e arsimit në Kosovë. Megjithatë, ai ka kërkuar ndihmë për bashkëpunim me profesionistë dhe ekspertë të shkencës. Ai është zotuar se do ta drejtojë këtë dikaster me të gjitha kapacitetet për përmirësim të arsimit dhe shkencës. “Shpreh falënderim dhe mirënjohje për besimin që më është dhënë që ta drejtoj dikasterin ndër më të rëndësishmin të shtetit të Kosovës. Zotohem se do të vë të gjithë eksperiencën time, të gjitha mundësitë ligjore, të gjitha kapacitetet dhe aftësitë e grupeve të ekspertëve të kësaj fushe në shërbim të përmirësimit të arsimit dhe shkencës. Është e njohur për të gjithë gjendja në të cilën është arsimi në Kosovë, andaj kërkoj dhe jam i gatshëm për bashkëpunim me profesionistët dhe ekspertët e shkencës, pa dallime në mënyrë që shtylla më e rëndësishme e shoqërisë tonë të zhvillohet dhe të jetë e qëndrueshme edhe për brezat e ardhshëm. Le të fillojmë me punë, e na priftë e mbara”, ka shkruar Bytyçi.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …