Në fshatin Astrazup të Malishevës u hap një objektit i ri shkollor

Në fshatin Astrazup të Malishevës u hap një objektit i ri shkollor

Në fshatin Astrazup të Malishevës sot u hap një shkollë e re. Në ceremoninë e organizuar me rastin e hapjes së objektit, morën pjesë, zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Fatmir Limaj, ministri i Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, të cilët, bashkë me drejtoreshën e shkollës, Afërdita Morina, e kanë prerë edhe shiritin e përurimit të objektit të ri. “Jam shumë i kënaqur që krahas shumë shkollave që kemi ndërtuar gjatë këtij mandati, po e përurojmë edhe këtë objekt shkollor në fshatin tuaj dhe unë shfrytëzoj rastin që t’i uroj të gjithë për këtë shkollë të re, për këtë vatër të diturisë. Ju mësimdhënës dhe ju nxënës, tani keni kushte më të mira për mësim, dhe ky edhe është qëllim i yni, që të krijojmë kushte për mësimdhënie dhe mësimnxënie”, tha mes tjerash Begaj, në fjalën e rastit.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …