melodia 10 vjet shtet
driloni com
vipa
muqa 900
rkl vala loja shperblyese
Fillimi / Lajmet / Prishtina dhe Tirana, të bashkuara për reforma në rrugëtimin euro-atlantik
Prishtina dhe Tirana, të bashkuara për reforma në rrugëtimin euro-atlantik

Prishtina dhe Tirana, të bashkuara për reforma në rrugëtimin euro-atlantik

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë, në cilësinë e presidentit shqiptar. Veseli dhe presidenti Meta diskutuan për zhvillimet aktuale që kanë para vetes, Kosova dhe Shqipëria. Duke e falënderuar presidentin Meta për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit midis dy vendeve, në të gjitha përgjegjësitë e tij institucionale në Shqipëri, veçanërisht gjatë udhëheqjes së Kuvendit të Shqipërisë, kryeparlamentari Veseli theksoi gatishmërinë e tij për të intensifikuar më tej këtë bashkëpunim, në interes të përbashkët.

Kreu i shtetit shqiptar shfaqi besimin se bashkëpunimi midis institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë do të vazhdojë në ritme edhe më të mëdha. Veseli dhe Meta konfirmuan përkushtimin institucional të Prishtinës dhe Tiranës zyrtare për të kryer reformat e nevojshme në rrugëtimin euro-atlantik, si aspiratë dhe alternativë e vetme për të dyja vendet dhe rajonin në përgjithësi.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli ka kërkuar nga deputetët që të mos e ratifikojnë Marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi

Fatmir Humolli ka kërkuar nga deputetët që të mos e ratifikojnë Marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi

Kryetari i degës së AAK-së në Besianë, Fatmir Humolli, i është drejtuar deputetëve të Kuvendit ...