Prof. dr. Hakif Bajrami

Prof. dr. Hakif Bajrami: Kritizerët me apo pa vetëdije përfaëqsojnë mafinë shqiptare

Nuk e di a janë në dieni politikanët tanë tani me Programin “Naçertania  1988 II”,që  e kishte dhe nuk ka ndryshuar asgjë Serbia, parafashiste, fashiste dhe neofashiste, ku thuhet ndër të tjera: “Çka duhet bërë me gjithë, për vrarë çdo individ; çka duhet bërë me çdo individ për t`i vrarë gjithë Shqiptarët”?! Nga programi intern i Kasapit te Ballkanit, që të dihet se është mbushë Kosova me spiuna të Serbisë!.

Kritizerët me padurim janë kah e presin fushatën e Gjykatës Speciale dëshiruam apo jo  kundër UÇK-së. Krtitizerët dhe akuzuesit meskinë, nuk i japin pesë para, nëse humb Kosova. Me rëndësi është për këtë klientelë, të që të fitojë “feudi” i tyre, partia dhe klani i tyre, sepse edhe përbrenda partisë që i takojnë ka patriotë që nuk e pëlqejnë këtë siellje të plangëprishësve tani të zbuluar, por që emrat e tyre nuk na mundësohet t` i lakojmë, sepse BE ua ka siguruar “spiunimin për tërë jetën”, por që nuk  e dijnë se familjet e tyre do të jetojnë pastaj me shekuj me damkën e tradhtisë.

Dokumenteve një ditë do të u skadojë afati e “top sekretit” dhe çka pastaj. Dhe po e quaj këtë zanat të tyre  tradhti, sepse të gjithë të akuzuarit ma së shmiti, pas tri ose katër vitesh, do të lirohen, pasi që t` i hargjojë kjo Gjykatë Speciale raciste 300 000 000 euro. Këto miliona i ka siguruar mafia që lidhet rreth emrit të Karla del Pontes dhe Dik Matrinoviqit, si funksionalist të neofashizmit serbian, personazhet e të cilit shetisin lirshëm nepër Evropë, sepse Serbia “është denacifikuar” me dekret të BE-së, me qëllim që ta kriminalizojë një luftë të drejtë, me qëllim që ajo luftë  e drejtë mos të avansohet në model evropian. Por, jam i sigurt se procesi i derobëzimit-dekolonizimit të Evropës, të disa krahinave të saj, që duhet të avansohen në shtete në shumë vise të Evropës dhe ma gjërë, do të ndodhë me siguri. Askush, duhet të dihet se ma nuk dëshiron ta “lidhë atin aty ku i thot robëruesi-zotëria”. Filozofia e lirisë dhe çlirimit tani është rreshtuar fuqishëm në fitore, në favor të çlirimit të popujve të robëruar. Në dy vitet e fundit është lajmëruar një rend neodallkakuk- ideologjik në Kosovë, që janë vënë në ofenzivë të re duke kritikuar UÇK-ën, duke e identifikuar atë me partitë politike, të cilat mund t` i kenë “miqë” të momentit, por edhe armiqë të përjetëshem, me siguri. Ky soj i kritizerëve është “prodhim” i vjetër i ri vendor, por nga këta ushqehen edhe ca klane klientele ndërkombëtare.

Një kohë të gjatë vetëm makineria neofashiste jugosllave, e cila më vonë u izolua vetëm në serbiane, tërë luftën shqiptare hieniste në ish Jugosllavi, që të paktën të jemi ne Shqiptarët të barabartë e jo vendi ma i prambetur në Evropë, në kor, na quanin: iridentistë, enveristë, nacionalistë dhunues dhe terroristë. Të gjitha dokumnetet e tyre janë në arkiavat e ish republikave jugosllave dhe ato mund të botohen. Pse nuk botohet për shembull amputimi i “dhunimit të mugeshave”, të cilat UDB e Kosovës i pati demantuar dhe ato dukemente janë në arkivin e Kosovës në Fondin e LKK, nëse nuk e kanë skajuar “pacifistët” më vonë në akord me Beogradin.

Madje edhe Luftën antifashiste shiptare (1941-1945) patën provuar jugosllavët ta quajnë “rrezistencë konfliktuoze”. Pas pajtimit kombëtar shqiptar në Kosovë më 1990 dhe pas daljes në sqenën historike të guerilës shqiptare (1991- 1 tetor 1997); pas daljes publike të UÇK-ës më 28 nëntor 1997, mafia politike dhe shtetërore serbiane dhe ndërkombëtare, tërë luftën e drejtë shqiptare do të pëprqëndrohet ta quaj “terroriste”, jo pa sufllimin në “vesh” të parisë pacifiste shqiptare. Askush në nivelet e fuqisë botërore nuk ndalej e të studiontete faktin se i tërë populli serbian ishte neofashizuar, por sulmohej një popull(shqiptarët- lexoni raportet ditore të OSBE-s nga viti 1998) me paskrupullsi, vetëm pse kërkonte liri, brazi, çlirim dhe dinitet njerëzor. Këtë epidemi ngjitëse, patologjia serbiane që sot duhet të denacifikohet, me çdo kusht nëse duam të kemi paqe në Ballkan, ende ka forca që po  e ushqejnë me qëllim që ta joshin të ndërrojë kurs, dhe të kthehet kah BE-ja, jo kah socimperializmi rus që menagjon në Evropë krizë dhe krime qe tre shekuj me radhë, po dëshmohet se si duhet projektuar ardhmërinë.

Kritizerët në Kosovë na janë të njohur nga vitet 1992-1995 kur me Rezoluta të KS të OKB-ës Serbia ishte në një mënyrë nën saknsione. Por ato forca kritizre ma shumë  e sulmonin nepër koluare të mbyllura dhe publikisht çdo lëvizje shqiptare për liri, se sa Programin serbian për shfarosjen e shqiptarëve dhe boshnjakëve, pa dallim, duke mos i krursyer në fillim as kroatët. Në vijim pushteti serbian do të furnizohet me “gjak të freskët”, (edhe pse ishte nën sanksione) nga bota arabe me më tepër se dy miliardë dollarë para kesh. Pushteti neofashist serbian në vijim do të furnizohet me 1 miliardë dollarë nga firmat “private” franceze; me 800 milionë dollarë nga firmat “private” gjermane; me 750 milionë dollarë nga firmat “private” italiane. Këto para do të avansohen në forma të tregtisë me narkotikët serbian në mbi 5 miliardë dollarë. I tërë ky arsenal parash, do të derdhën në kontot ruse prej të cilëve Serbia blente armatim, për t` i shfarrosë shqiptarët e Kosovës dhe pastaj për ta filluar raundin tjetër drejtë Adriaktikut, me qëllim që të “autoktonizohet” në Durrës. Këto plane ogurzeza i prishi askush tjetër përpos lufta e drejtë dhe shumë  e mundimshme e UÇk-ës, modelit te të së cilës sot i frigohen shumë shtete evropiane. Prandaj kanë ngritë çdo intrigë dhe akuzë për ta “kriminalizuar”. Unë mendoj dhe gjykojë me siguri se do të vuajmë por nuk do t` ia arrijnë kurrë ma qëllimit që e kishin dhe ende e kultivojnë.

Në këtë luftë meskine antishqiptare, nuk duhet harruar edhe ca “cikrrime” të kohës kaluar si: burgosja e Zahir Pajazitit në Tiranë, vrasja e ministër Krasniqit në Tiranë, vrasje i legjendës kombëtare Ilir Konushefcit në Malësin shqiptare. Të gjitha të kryera nga dora  e zgjatur e Serbisë me suflerët shqiptar që ngadal do të avansohen edhe në mercenarë dhe vrasës ordinerë, sidomos gjatë viteve 1998/99. Në këtë valle nuk duhet harruar edhe GYPAT e naftës, me të cilët furnizohej makineria e Milloshit përmes Liqenit Shkodrës. Këto punë të pista nuk janë bërë tinzishtë, por me profite dhe në pikë të ditës. Ne, që ishim rreshtuar me penë dhe me pushkë pas Adem Demaçit dhe Adem Jasharit, për mbrojtje nga ky barbarizëm, e shiqonim këtë harbutëri me neveri, sepse drama e përgjakur zhvillohej para syve tanë e dikush teatrizonte paqe dhe zgjidhje paqësore të tragjedisë Kosovare. Madje, neve që nuk pajtoheshim me këtë nazizëm neohitlerian, patën filluar të na syrvejojnë dhe të na fusin nën hetime, te “Sigurimi i Atdheut”, dhe ngritu  e ndalëni porogandën. (mos besoni në fjalët e mia, shiqone vetëm shtypin, sepse dokumnetet sekrete ende janë në afat të paskaduar?)!!!Gjatë viteve 1997/8 shprehja për UÇK si organizatë “kriminale-terroriste”, e pati përfshi edhe mikun e Besës shqiptare, diplomacinë Amerikane. Kjo akuzë shkonte deri atje sa që edhe LDK dhe satelitët e saj filluan të shkojnë edhe mëtej, duke e quajtur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës: “Dorë e zgjatur e Serbisë”. Madje, pas sulmit brutal mbi familjen Jashari  në Prekaz (4-7 mars 1998), prijësit e LDK-ës do të bien në kurthin e një ish drejtuesi komunist të vitevev 1970-1981 dhe në grup prej pesë (5) vetash, më 15 maj 1998 do të shkojnë në Beograd për takim sy me sy  me kasapin e Ballkanit. Nuk do të llogarisin ky grup fare se më 31 mars 1998, KS OKB e kishte aprovuar Rezolutën nr. 1160, duke u mbështetur në Kapitinën e VII (shtatë) të Kartës OKB-ës (nenet 39-43), me çka parashihej që nëse Serbia nën sanksione e vazhdon krimin ndaj popullisë pambrojtur të Kosovës, do të bomabrdohet.

Dihet data e sakt për çka u themlua Tribunali i Hagës. Prap prijësi i LDK-ës do ta bëjë një koamndant legjendar të UÇK-ës Kryetar Qeverie të Kosovës. Por, pas tre muajsh mujsharët e mujsheret e tij, do ta dërgojnë në Hagë, për të mbetur atje një kohë të gjatë, pa asnjë provë kriminale. Lidhur me këtë, duhet ta shënojmë se termin “terrorist”, UÇK-ës ia kanë evituar: Adem Demaçi, Wiliam  Wokeri dhe në fund Richard Hollbruku. Në këto rrethana, Konferenca e Rambujesë ishte në esencë një favor për makinerinë vrastare serbiane, por asgjë nuk do ta pengojë Bashkësinë ndërkombëtare që të kërkojë më 10 VI 1999 demobilizimin e UÇK-ës, pa llogaritur se çka kishte biseduar në Bruksel: Sollana-Klark- Thaçi (që UÇK të jetë këmbësoria e NATO-s). Pas demobilizmit të Ushtrisë se Kosovës, ndaj saj do të sajohen 63 dosje dhe me shpejtëpsi “rrufeje” do të dërgohen në Hagë. Ato dosje janë aktive edhe sot dhe janë në “valle” me shprehjet: “hajnat e trafikave”, “uçka”, “pronto” ,”reketash”, “partia  e luftës-krahu i luftës” dhe “injorantëve të pashkollë”, gjithnjë duke i rezervuar veti se janë: “ Parti akademikësh që vidhin libra, që vidhin para dhe i ngjesin syzat dhe dhëmbët, mdje blejnë trasfrormator edhe për nxjemjet e qenve, të tyre, që jetojnë në pallate të blera me parat e shqiptarëve (3%) të kohës se robërisë, që shesin refugjatë në Itali dhe që kurrë nuk dalin e të thonë se çka ka bërë kundër luftëtarëve “Sigurimi i Atdheut”. Tani pritet që Gjykata Speciale të ngritë padi kunder PDK-ës, ish drejtuesëve të Luftës çlirimtare. LDK sidomos (partia  e “intelektualëve” me 40 doktorr shkencash ), që i humbi katstrofalisht zgjedhjet më 11 qeshor 2017, e pret monentin që të ngjitet në skenë, në saje të intrigave që janë kontrabanduar te Dik Marti dhe kompania ruso-serbinae. E vërteta kontrabanduesit sot janë rahatur diku nepër botë dhe presin që të fillojë tragjikomendia e tyre. Si duket nuk është harruar akordi i 15 majit 1998, që nuk është publikuar kurrë.

Sidomos në kohën e fundit ndihet si referen fjala “Klani pronto”. More politikanë, kur thoni këtë duhet të i zbuloni kush janë ata me emër dhe mbiemër, e jo ta etiketoni një parti që është shumë efektive për çlirimin  e Kosovës, për shtetndërtimin e saj. Një parti pra që për Kosovën ma së shumti ka derdhë gjak e jo të ketë pi raki  e kafe e të bëjë sheti e të mbajë fjalime boshe në favor të “republikës melkizedekut”. Më duket se praktika e akuzave pa fakte, duhet të argumentohet dhe të izolohet ndaj individëve e jo të thuhet akuza infinitive, me kontacion të meskinizmit “intelektual-plotë doktorant’ dhe akdemik” trafikash, që u vjen era hajni dhe “pronto” print. Dihen autorët e përpilimit të demarkacionit; dihet atentati ad hoc; dihen autorët që provuan t` i shenonin dy konkludimet e para se “ne jemi akademik dhe të akredituar prej akademikut”, i cili me dy libra që ka të shkruara me “vitrina të studentëve”,është graduar në institucionin e LKJ-ës;LDK-ës dhe aty duhet të emancipohet politikisht sepse i ka siguruar bugjet impozant.

Tani po e shtroj pyetjen kush është autor i tekstit të Asociacionit me 23 shkelje të Kushtetutës; kush është ai që e pati shitë PTK-ën, KEK-un, amortizerët e kenë jo për t` u pasuruar një mafi politike dhe tregtare flamujsh.

Popull i nderuar Ti sikur nuk deshiron ta ndryshosh gjendjen. Me dalje në zgjedhje qoftë parlamentare, qoftë komunale deri në 40%, gjithëmonë do të fitojnë këta që janë sot muajsharë. Nëse don ta ndryshosh gjendjen duhet ndryshuar Ligji zgjedhor, dhe seicila komunë t` i ketë kuotat përfaqsuese, por me një kusht që të dilet në zgjedhje  nga 80 e deri 93%. Atëherë do të kemi ndryshime.

Tani që pritet uragani i Speciales, kritizerët kanë filluar të qëndrojnë në një këmbë për ta bërë hapin tjetër tragjik, për t` i thurë deshmitë e reja të rrejshme dhe për të mbetur disa persona së pakut nja 4 vjetë në Sheveningen, deri sa të hargjohen 300 000 000 e BE-së dhe disa miliona të shqiptarëve për mbrojtje dhe vizita familiare. Po, këta paqësorët, do të shiqojnë prap nga bregu, dhe besa edhe nga fotelet, dhe sikurse Ahmet Zogolli, do të provojnë të vrasin Astrit Dehara natën dhe të “vajtojnë” ditën. Atë zanatë e kanë nga viti 1981, me amputime dhe akuza tinzare duke e hudhur gurin dhe fshehur dorën. Atëherë më pati thënë një funksionar shumë i lartë nga Gjakova që e ka marrë Kosovën me 98% analfabetë –sharaxhi dhe e solli në 98% që ishin të arsimuar se: “ Jemi në hall prej dy pretendentëve në fotelet tona. Ata janë akademik dhe fjalën “kontrarevolucionare” na e kanë lane kopil te dera. Ne tani po detyrohemi t` i përdorim fjalët e kopilave”. Aktuale është ajo epidemi sot prej karagjozëve kritizerë politik.

Kontrolloni gjithashtu

Sejdi Veseli

Sejdi Veseli: URANIUMI I VARFËRUAR DHE NDOTËSIT E TJERË RREZIK SERIOZ PËR KOSOVËN

Po mbushen tetë vete të plota nga përfundimi i luftës së armatosur kundër shkelësve të …