driloni com
vipa
vala – old
Fillimi / Opinione / Xhevat Bislimi: Disa medie të vendit në duart e manipuluesve dhe spekulanteve me origjine jugo-kosovare
Xhevat Bislimi

Xhevat Bislimi: Disa medie të vendit në duart e manipuluesve dhe spekulanteve me origjine jugo-kosovare

(Sipas tyre Albin Kurti eshte “babai”, “diktatori”, “autoritari”… ne Levizjen Vetevendosje!!)

Në Kosovën shqiptare shumica e medieve jane krijuar dhe perdoren (manipulohen) per propagande politike, ideologjike, fetare, partiake e qeveritare! Qellim themelor i tyre eshte manipulimi dhe spekulimi me genjeshtra, shpifje, trillime e gjysme te verteta per llogari te qarqeve te caktuara antishqiptare, per llogari te pushtetareve dhe per llogari te tregtareve te fuqishem! Ketyre medieve dhe “boseve” te tyre me se paku u intereson e verteta dhe interesat e qytetareve e te Republikes-shtetit!

Pronarët e ketyre medieve jane kryesisht me prejardhje politike dhe ideologjike nga nomenklatura dhe aparati pushtues i Jugoserbise titiste (Lidhjes Komuniste te Jugosllavise)! Jane keto medie dhe pronaret e tyre qe bene (edhe po bejne!) propagande te sofistikuar (ne thelb gebelsiane) kunder Luftes Çlirimtare te LPK-UÇK-se dhe te kombit shqiptar per çlirimin e Kosoves! Jane keto medie, te njejtate, dhe “boset” e tyre qe kane bere dhe po bejne propagande te furishme te stilit gebelsian kunder Levizjes Vetevendosje dhe angazhimit te saj per VETËVENDOSJE! Ne thumb te propagandes se tyre ishte dhe mbeti bartesi i ketij koncepti kombetar ne VV dhe themeluesi i saj, Albin Kurti… Gjate ketij muaji keto medie (te shkruara, elektronike e virtuale) jane te mbushura me artikuj, komente e shkrime te te gjitha zhanreve te karakterit propagandistik e thellesisht spekulativ me synim dhe qellim qe Albin Kurti te paraqitet dhe te “vizatohet” ne syte dhe ne mendjen e njeriut tone si “diktator”, “baba”, “autoritar”, “egoist”… i pandreqshem! Dhe kujt ia mveshin keto epitete? Njeriut qe me shume vite te jetes ka ne kushte persekutimi, arestimi e qendrimi ne burg se ne kushte rehatie e qendrimi ne lirine e e ne shtepine e tij! Gjithe kjo propagande gebelsiane, kjo trysni, ky persekutim e shantazhim po behet qe te thyhet çdo ide liridashese, bashkimdashese, demokratikdashese, atdhedashese e barazidashese ne Kosoven shqiptare!!

Jane po keto medie dhe po keta pronare, me origjine jugokosovare, qe i thurrnin e i thurrin himne Ibrahim Rugoves, qe veç vdekja e “rrezoi” nga kryetarlleku! Kurre nuk e perfolen e nuk e akuzuan per mendesi e sjellje diktatoriale, prej babai, autoritari, egoisti dhe me epitete tjera te kesaj natyre! Keto medie dhe pronaret e tyre as sot e kesaj dite (37 vjet pas vdekjes) nuk e quajne dhe akuzojne “mareshalin” e tyre, Titon per diktator, autoritar, satrap e antishqiptar, siç ishte kembe e krye! Madje, flasin e shkruajne me respekt, nostalgji e me doren ne zemer per satrapin Tito! Dhe kjo, per mua, eshte e kuptueshme dhe e shpjegueshme. Ketu edhe qendron karakteri joprofesional, propagandistik, ideologjik, spekulativ, manipulues dhe antishqiptar… i ketyre medieve.

Kontrolloni gjithashtu

Ismet Azizi

Ismet Azizi: Kur Çubriloviqi i “çmonte” lartë vlerat shqiptare dhe parashihte rrezikun e zgjerimit te tyre!

Që nga “Naçertanija” e Ilija Garashaninit, që u hartua në vitin 1844, veçanërisht nga Kongresi ...