Këshilli organizativ për lirimin e Ramush Haradinajt fton bashkatdhetarët në mërgatë të që të shtunën më 1 prill 2017, në orën 14.00, të tubohemi si asnjë herë më parë për të mbrojtur Ramush Haradinajn, Legjendën e gjallë të luftës çlirimtare të Kosovës që kërkon Serbia në na e nxjerrë para gjyqit. Kjo protestë i paraprinë datës 6 prill 2017 kur autoritetet e drejtësisë së Republikës së Francës do të sjellin vendimin lidhur me kërkesën e shtetit serb për ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi. Është koha që të gjithë atdhetarët e mirëfilltë që jetojnë në shtetet e Evropës Perëndimor që të sakrifikojnë një ditë nga week-endi i tyre për të mbrojtur ata që derdhën aq shumë gjak për lirinë tonë.
Protesta mbahet në këtë adresë:
9 AVENUE RAYMOND POINCARÉ, 68000 COLMAR, FRANCE.
 Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				
 
		 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					