Sot shënohet çlirimi i Prishtinës dita kur më 11 qershor 1999 UÇK-ja ngriti flamurin kombëtar në kryeqytet

11 qershori i vitit 1999 shënon ditën e depërtimit të forcave të UÇK-së, të Zonës Operative të Llapit në Prishtinë

Më 11 qershor të vitit 1999, kishin depërtuar në periferi të Prishtinës forcat ushtarake të Zonës Operative të Llapit. Kjo ditë shënon edhe çlirimin e kryeqytetit të Kosovës nga forcat çlirimtare të vendit. Disa ditë më parë forca të caktuara guerile të UÇK-së, të njësitit BIA  kishin depërtuar në kryeqytet dhe kontrollonin e sulmonin forcat serbe që po përgatiteshin të tërhiqeshin nga Kosova dhe kryenin krime kundër banorëve të mbetur në Prishtinë. Dy ditë më parë ishte nënshkruar  nënshkruar marrëveshja e kapitullimit të Serbisë në Kumanovë  nga Majkel  Xhekson komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës së Serbisë, gjenerali Nebojsha Pavkoviq, i akuzuari i Hagës për krime lufte dhe gjenocid në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Subjekti politik Vetëvendosje mban zgjedhjet për liderin e partisë me kandidatin e vetëm, liderin e saj, Albin Kurti

Subjekti politik Vetëvendosje mban zgjedhjet për liderin e partisë me kandidatin e vetëm, liderin e …