116 raste të dyshuara për helmim kërkojnë ndihmë në Spitalin e Mitrovicës

116 raste të dyshuara për helmim kërkojnë ndihmë në Spitalin e Mitrovicës

Zyra e drejtorit të Përgjithshëm e SHSKUK-së, ka pranuar një informatë nga Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës, “dr. Sami Haxhibeqiri”, sipas të cilës, dje nga ora 11:30, kanë filluar të paraqiten në shërbimin emergjent të këtij Spitali, disa persona të dyshuar si raste  të helmimit e që kanë kërkuar ndihmën mjekësore. Nga statistikat zyrtare të Spitalit, rezulton se 116 persona, kryesisht  të rinj në moshë, prej tyre edhe nxënës,  kanë kërkuar  ndihmë mjekësore, me shenja që flasin për një helmim të mundshëm. Spitali ka angazhuar të gjitha kapacitetet me të gjitha repartet dhe stafin dhe që të gjithëve u është dhënë ndihma mjekësore nga stafi profesional. Ndërkohë,  nga mjekët kujdestar në Kinikën Infetkvie, raportohet se 3 raste janë transferuar në këtë Klinikë si raste që kanë pasur nevojë të trajtim të mëtejmë dhe jasnë jashtë rrezikut. Shumica e rasteve janë liruar nga Spitali i Mitrovicës, por  ka ende pacientë që janë në mjekim e sipër. SHSKUK, ka angazhuar të gjitha kapacitetet  profesioanle  dhe është i gatshëm të ofroj kujdesin shëndetësor në rastet që kërkojnë ndihmë mjekësore.

Kontrolloni gjithashtu

Konfirmohet zyrtarisht se Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin …