Brickos

Ministri Shala në mbështetje të prodhuesve vendorë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka vizituar dy kompani prodhuese vendore, që janë eksportues të produkteve të tyre në tregjet e Bashkimit Evropian. Ministri Shala fillimisht ka vizituar kompaninë e ngjyrave dhe fasadave  “Relux”, që kishte të punësuar mbi 30 punëtorë dhe pjesën më të madhe të produkteve i kishte për eksport. Ministri theksoi se këto produkte janë konkurruese në tregjet e BE-së dhe ministria që drejtoj do t’ju ofron ndihmë prodhuesve vendorë me qëllim që këto kompani ta kenë më të lehtë eksportin.  “Sot isha në vizitë te Kompania ‘Relux’, në vizitat e mia po shoh që prodhuesit kosovarë kanë arritur që prodhimet tona të jenë tashmë konkurruese dhe në tregun evropian, siç është rasti me kompaninë ‘Relux’, ku një pjesë të prodhimit të saj e eksporton edhe në vendet e BE-së siç është Gjermania, Austria dhe Zvicra. Njëkohësisht u njoftova nga pronari i kompanisë edhe me synimet dhe planifikimet e tij për të ardhmen dhe po ashtu e njoftova pronarin për mundësitë që ne si qeveri dhe MTI për ndihmën që jemi duke e ofruar potencialisht për prodhuesit kosovarë me qëllim që këta ta kenë më të lehtë eksportin e prodhimeve të tyre dhe njëkohësisht rritja e këtij eksporti të rrisë zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe hapjen e vendeve të reja të punës”, theksoi ministri Shala. Ndërsa gjatë vizitës në kompaninë “Kivo” në Komunën e Kaçanikut, që eksporton 90 për qind të prodhimit në vendet e Bashkimit Evropian, ministri ka thënë se ky prodhues dëshmon se në Kosovë ka cilësi dhe punohet shumë. “Kjo është vizita e dytë që po realizoj sot në kompaninë “Kivo”, një kompani e prodhuesit vendor, që eksporton mbi 90 për qind dhe sot kjo kompani për mua është heroi modern që po mban gjallë ekonomin e vendit.  “Kivo” ka standarde të larta të prodhimit dhe po ashtu të trajtimit të punëtorëve. Unë i shpreha gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës dhe të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë që do të jemi në përkrahje të prodhimit vendor, për ta ndihmuar zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Unë shumë shpejt do të jem sërish në Kaçanik ku do të bëhet hapja e fabrikës më të madhe në Ballkan për  riciklimin e plastikës. Unë i inkurajoj të vazhdoni me punën që po e bëni dhe të gjeneroni vende të reja të punës. Jemi në një fabrikë që punëson mbi 100 persona, dhe mbi 90 për qind të prodhimit e eksporton. Ju siguroj për mbështetjen në eliminimin e çdo barriere që mund ta keni gjatë rrugës si biznes”, tha ministri Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në …