Në vazhdën e aktiviteteve të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), në komuna për parandalimin e dhunës nëpër shkolla, sot është organizuar një takim pune edhe me drejtorët e shkollave të komunës së Shtimes. Në këtë takim është diskutuar për zbatimin e dokumentit qeveritar “Rregullorja 21/2013 për protokollin për …
Më shumë...Monthly Archives: May 2016
Manifestimi tradicional “Ditët e Kulturës” në Mitrovicë
Në kuadër të manifestimit tashmë tradicional “Ditët e Kulturës”, do të mbahet në Mitrovicë përgjatë muajve Maj – Qershor me këto aktivitete: Shënimi i 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve-Qendra e Kulturës Shënimi i 6 Qershorit – Ditës së Dëshmorëve të Mitrovicës-Qendra e Kulturës Festivali i Komedisë (6 ditë) …
Më shumë...PDK në Malishevë, pamundësoi mbajtjen e seancës së Kuvendit të Komunës
Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Malishevës, nga radhët e PDK-së, kanë bllokuar foltoren në sallën e kuvendit, duke e pamundësuar mbajtjen e seancës së rregullt të Kuvendit të Komunës së Malishevës. Arsyeja e bllokimit të foltores, sipas anëtarit të PDK-së, Vllaznim Kryeziu, është mos vendosja e fotografisë së Presidentit …
Më shumë...AKP e kthen stacionin e autobusëve në pronësi të komunës së Malishevës
Stacioni i Autobusëve në Malishevë, nga tani është në pronësi të komunës. Këtë e ka vendosur Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), pas shumë përpjekjeve të Komunës së Malishevës, që ky aset komunal, të bartet në pronësi të komunës. Këtë bartje të asetit komunal, e ka konfirmuar kryetari i Komunës së …
Më shumë...Në Ferizaj mbahet simpoziumi shkencor
Organizuar nga Asociacioni Kosovar për Imunologji Asthme dhe Alergji (Global Initiative for Asthma (GINA)) Dega ne Prishtine në bashkëpunim me Qendrën Kryesore te Mjekësisë Familjare ne Ferizaj, këtë të premte u mbajt simpoziumi shkencor. Kjo ngjarje nga të gjithë të pranishmit u cilësua si tejet e rëndësishme për shëndetësinë lokale, …
Më shumë...Komandanti i përgjithshëm i KFOR-it vizitoi Ferizajn
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i shoqëruar edhe nga drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Naim Ferati, kanë pritur sot në një takim zyrtar komandantin e përgjithshëm të KFOR-it në Kosovë, Major General Guglielmo Luigi Migilietta. Me këtë rast kryetari Svarqa e ka njoftuar komandantin e përgjithshëm të …
Më shumë...Bedri Islami: A është Muli (Flamuri) i vetëm? Po “Hutini”, “Sqepari”, “Safeti”, “Ariu” apo “Pashtriku”?!
Nuk jam habitur aspak kur kam mësuar ngjarjen e ndodhur me Flamur Nokën, “misionarin” e flaktë të Partisë Demokratike, udhëtimin e tij drejt ish-shtetit jugosllav, arrestimin, mbajtjen në paraburgim, informacionet e dhëna nga ai për UDB-në dhe nënshkrimin e çfarëdo dokumenti që mund t’i kenë paraqitur ato. Nuk jam habitur …
Më shumë...Historianët e Deçanit cilësimet e KMDLNJ-së lidhur me rastin e kryetares së Gjykatës Kushtetuese i konsiderojnë shpifje
Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, nëpërmjet një komunikate për media i ka dhënë përgjigje Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, i cili ditë me parë ka reaguar për shkak të deklaratës tonë për opinion ku është theksuar se Arta …
Më shumë...Deputetja, Albulenë Haxhiu, ka paditur QKUK-në dhe Policinë e Kosovës, për shkelje të privatësisë
Deputetja e lëvizjes “Vetëvendosje”, Albulenë Haxhiu, ka akuzuar QKUK-në dhe Policinë e Kosovës, për shkelje të privatësisë, pas publikimit në medie të rëntgenit rreth gazit lotsjellës. Ajo iu ka drejtuar Prokurorisë Themelore të Prishtinës për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje, që ka pasuar me shpifjet kundër saj në opinion …
Më shumë...D.Trump ka siguruar numrin e mjaftueshëm të delegatëve për të siguruar nominimin republikan për kryetar të Amerikës
Donald Trump ditë më parë ka siguruar numrin e mjaftueshëm të delegatëve të nevojshëm lidhur me nominimin e Partisë Republikane për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këtë mënyrë përfundon atë që konsiderohej si një rritje e pamundur, që ka ngritur në këmbë të gjithë peisazhin politik dhe …
Më shumë...Zafir Berisha shpreh keqardhje për çarjen e opozitës
Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha shprehu keqardhje për një çarje të opozitës, e cila sipas tij i dha mundësi edhe Hashim Thaçit ta kapitalizojë atë. Ajo që ndodhi nuk ishte diçka e mirë. Ishte një kundërgoditje e asaj pune dhe shprese. Ajo përçarja e vogël e opozitës ngriti …
Më shumë...Bushati: Ligji i luftës me Greqinë do të kushtëzohet me çështjen çame dhe memorialet greke në Shqipëri
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias do të vijë sërish në Shqipëri në datat 6-7 qershor, në takimin e 8 brenda dy vitesh me homologun e tij shqiptar. Por, ndërsa takimi nuk përbën më lajm, lajm është se fakti që mes dy vendeve tashmë ka një urë komunikimi të …
Më shumë...Policia e Kosovës nuk guxoi ta ndërmarrë aksionin e paralajmëruar për lirimin e pronave të uzurpuara në pjesën veriore të vendit
Edhe pse Policia e Kosovës e kishte paraparë, madje kishte paralajmëruar realizmin e një aksioni për lirimin e pronave të uzurpuara në pjesën veriore të Kosovës, të dominuar nga pakica serbe, aksioni nuk është realizuar. Aksioni ishte paraparë të fillonte në ora 10.00 me lirimin e pronës së parë për …
Më shumë...Familja Syla e Kizharekës kërkon që Azem Syla të lirohet nga burgu dhe të mbrohet në liri
LETËR E HAPUR Për: Shefin e Misionit të EULEX-it, z. Gabriele Meucci Përfaqësuesit të zyrës së BE-së në Kosovë, z. Samuel Žbohar Kryeprokurorin e Shtetit, z. Aleksandër Lumezi Të nderuar zotërinj, Ditë më parë në Kishnarekë të Drenasit u rrethua një pjesë e lagjes sonë, iu thyen dyert e oborrit …
Më shumë...Rreth 100 marokenë e libianë, të cilët gjendeshin në anijen e përmbytur mund të jenë mbytur
Të mbijetuarit e anijes së përmbytur të martën në brigjet e Libisë, njoftuan se rreth 100 të tjerë, të cilët gjendeshin në anijen e përmbytur mund të kenë vdekur. “Të mbijetuarit që ekipet tona arritën të marrin në pyetje kur zbritën në port, na folën për rreth 100 të zhdukur, …
Më shumë...Shoqata “Labëria”, “Nderi i Kombit”, dega Tiranë, përuron librin “Shqipëria dhe çështja e kufijve shqiptaro- grek”, autor, Nuçi Kotta
Shoqata “Labëria”, “Nderi i Kombit” dega Tiranë, ju fton në promovimin e librit “Shqipëria dhe çështja e kufijve shqiptaro- grek” me autor Nuçi Kotta, djali ish-Kryeministrit Koço Kotta. (, Koço Kotta në vitin 1926 firmosi për ndërtimin e burgut të Burrelit dhe në vitin 1945 KGB sovjetike e kapi në Selanik ku …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
