Monthly Archives: August 2016

Sot në një aksident komunikacioni, ka humbur jetën pjesëtari i FSK-së, kapiten, Sahit Goxhuli

Sot në një aksident komunikacioni, ka humbur jetën pjesëtari i FSK-së, kapiten, Sahit Goxhuli

FSK-ja bëri të ditur se sot në aksin rrugor Skenderaj-Drenas, në fshatin Polluzhë, rreth orës 7.00 në një aksident komunikacioni, ka humbur jetën pjesëtari i FSK-së, Kapiten, Sahit Goxhuli nga fshati Makerrmal komuna e Skënderajt, i cili ishte i sistemuar në Batalionin e Dytë të Brigadës së Mbështetjes Operacionle në …

Më shumë...

Komuna filloi me debatet me qytetarë për hartimin e buxhetit komunal

Komuna e Malishevës, ka filluar me mbajtjen e debateve me qytetarë, në kuadër të procesit të hartimit të buxhetit komunal për vitin e ardhshëm, përkatësisht për nxjerrjen e prioriteteve për investimet kapitale. Komuna e Malishevës, në tri vitet e fundit, e ka krijuar këtë traditë të debateve me qytetarë, për …

Më shumë...

Banorët e Llukës së Epërme dhe të fshatrave të Deçanit sot defilojnë te Kulla

Sot fillon takimi i komisionit të ekspertëve për matjen e territorit

Këshilli i Fshatit Llukë e Epërme të komunës së Deçanit ka ftuar për sot, banorët e këtij fshati, por edhe fshatrave të tjerë, që në mënyrë të organizuar dhe bashkërisht të shkojnë në majën e Zhlepit, në kufirin me Malin e Zi. Maja e Zhlepit ose Kulla dhe bjeshkëte  tjera …

Më shumë...

Kryesia e Kuvendit takohet sot në mesditë

Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka njoftuar se sot në mesditë do të takohet me qëllim  për ta proceduar para deputetëve Projektligjin për Shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Mbledhja e kryesisë së Kuvendit mbahet në orën 12:00. Pritet që nesër të mbahet seanca e Kuvendit, në të …

Më shumë...

Është rritur numri i deputetëve që kundërshtojnë Marrëveshjen për Demarkacion me Malin e Zi

Gjendje para përshkallëzimit në kufirin me Malin e Zi

Numri i deputetëve, të cilët  po e kundërshtojnë Marrëveshjen për Demarkacion me Malin e Zi, është rritur madje edhe në radhët e partive në koalicionin qeverisës. Sipas deklarimeve të deritashme del se koalicioni nuk i ka numrat për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje. Janë mbi dhjetë deputetë të partive në koalicionin …

Më shumë...

Zëvendës-kryetari amerikan, Joe Biden, javën e ardhshme do ta vizitojë Kosovën

Zëvendës-kryetari amerikan, Joe Biden, javën e ardhshme do ta vizitojë Kosovën dhe Serbinë. Shtëpia e Bardhë njoftoi se Biden do të zhvillojë një vizitë në Ballkan nga 15 deri 17 gusht, gjatë së cilës do të takohet me kryetarët  dhe kryeministrat e të dy vendeve, por pa dhënë hollësi se …

Më shumë...

Bulliqi: Demarkacioni, i pa argumentuar dhe i dëmshëm për Kosovën

Shpejtim Bulliqi

Në emër të Grupit të ekspertëve të pavarur, eksperti Shpejtim Bulliqi ka reaguar rreth konferencës së Komisionit shtetëror.  “Me vëmendje përcollëm konferencën për media të Komisionit shtetëror dhe me keqardhje ju informojmë që ky është një mashtrim që po i bëhet Kosovës për vijën kufitare me Malin e Zi”, ka …

Më shumë...

Haradinaj: Të jemi të bashkuar në votën kundër demarkacionit

Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje deputetëve të kuvendit të Kosovës që të mos e votojnë ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit. Ai në postimin e tij ka shkruar: “Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës. Kosova është përcaktuar fuqishëm për rrugën e saj euroatlantike. Votimi kundër ratifikimit …

Më shumë...

Osmani vlerëson se kryeministri duhet të kërkoj falje për demarkacionin

Vjosa Osmani, premton qeverisje të mirë, sundim të ligjit, zhvillim ekonomik, punësim, arsim cilësor

“Demarkacioni mundet dhe duhet te rrëzohet me vote”, ka thënë Vjosa Osmani deputete nga LDK. “Demarkacioni nuk duhet të shkojë në Kuvend pa kërkuar falje kryeministri, që ka fyer rëndë njerëzit që kanë ekspertizë në këtë fushë e që kanë kundërshtuar me argumente demarkacionin”.Ajo ka thënë se përderisa nuk ka …

Më shumë...

Vuçiq: Çështja e Kosovës mbetet sfidë edhe në mandatin e Qeverisë së re serbe

Aleksandar Vucic

Vuçiq në deklarimin e tij në kuvend, ka deklaruar se  “Çështja e Kosovës mbetet sfidë edhe në mandatin e Qeverisë së re serbe. Ne nuk do ta njohim pavarësinë e shpallur njëanshëm nga krahina e jonë jugore, porse në interes të stabilitetit rajonal dhe të marrëdhënieve sa më të mira …

Më shumë...

OVL e UÇK-së: Dënimi i veteranit të luftës së UÇK-së Xhemshit Krasniqi, është antishqiptar

Lufta e UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e ka theksuar vazhdimisht se të gjitha akuzat dhe proceset gjyqësore të bëra ndaj luftëtarëve për kinse krime lufte, që nga paslufta e UÇK-së e deri më sot, kanë qenë dhe janë politike. Këto procese, gjithnjë bazën e kanë pasur …

Më shumë...

Liqeni artificial në Suhadoll përfundon gjatë këtij viti

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, së bashku me drejtorinë e Drejtorisë së Urbanizmit, Sami Zeka, kanë pritur përfaqësuesin nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Agim Radoniqi, i cili ishte i shoqëruar nga përfaqësuesit e kompanisë “Bajraktari” (që është duke e realizuar projektin e liqenit në Suhadoll), Mustafë …

Më shumë...

Kryetari Bahtiri priti përfaqësuesit e shqiptarëve të Mitrovicës së veriut

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pas edhe një takim me përfaqësuesit shqiptarë të lagjeve veriore, këshilltarë në Kuvendin e Komunës në Mitrovicën Veriore, Lumni Xhaka, Gëzim Alushi dhe Nexhat Uglanin, me të cilët ka biseduar për situatën e përgjithshme në të dyja komunat, me theks të posaçëm …

Më shumë...

Kadri Veseli: Hedhja e mjetit shpërthyes në familjen e Murat Mehës përbën një akt të dënueshëm

Kryekuvendari, Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në reagimin e tij kundër hedhjes së një bombe në shtëpinë e z. Murat Meha ka thënë Hedhja e mjetit shpërthyes në familjen e tij përbën një akt të dënueshëm dhe njëherësh një paralajmërim shqetësues të tendencave që synojnë të nëpërkëmbin shtetin ligjor …

Më shumë...

KF UV Malisheva nisi përgatitjen për sezonin e parë të saj futbollistik

Klubi i Futbollit “ Ujëvara Malishevë” , i ka filluar përgatitjet për sezonin e parë të saj futbollistik. Pasi, paraprakisht i përfunduan të gjitha procedurat e regjistrimit dhe pranimit në Federatën e Futbollit të Kosovës, KF Malisheva nga vjeshta e këtij viti, për herë të parë do të startoj me …

Më shumë...

Mustafa: Në seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës, do të procedohet për demarkacionin

Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa sot ka mbajtur një konferencë për gazetarët lidhur me  Demarkacionin. Ai deklaroi se në seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës, kjo çështje do të procedohet për votim. Tani është përgjegjësia e deputetëve të marrin vendim lidhur me këtë marrëveshje. Ky nuk është vendim i …

Më shumë...