Yearly Archives: 2017

Behxhet Pacolli me 49 mijë vota, rizgjedhet kryetar i Aleancës Kosova e Re

Behxhet Pacolli

Pas përfundimit të suksesshëm të procesit të brendshëm zgjedhor për kryetar  të partisë, Aleanca Kosova e Re, ka mbajtur sot konferencë për media, me ç’rast është bërë prezantimi i rezultateve përfundimtare të dala nga këto zgjedhje. Kryetari i Komisionit Zgjedhor, Fatmir Matoshi, ka bërë të ditur se në votimet për …

Më shumë...

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, sot ka raportuar para Komisionit për Integrime Evropiane

Ministrja, Dhurata Hoxha, iu bën thirrje deputetëve të Kuvendit, të votojnë fondet IPA

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, sot ka raportuar para  Komisionit për Integrime Evropiane, me qëllim të njoftimit me aktivitetet dhe angazhimet e Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave e me theks të veçantë në kriterin për track records si dhe sundimin e ligjit …

Më shumë...

Visar Ymeri: imponimi me dhunë i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e zi e thellon krizën

Visar Ymeri

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka thënë se imponimi me dhunë i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e zi e thellon krizën politike dhe rrit pakënaqësinë qytetare në Kosovë. Mirëpo  po rritet numri i ekspertëve që po kundërshtojnë versionin e demarkacionit të propozuar nga Qeveria, të cilës i ka bërë …

Më shumë...

Albulenë Haxhiu: Injorimi i kërkesave qytetare dhe opozitare do të prodhojë tensione të reja

Albulena Haxhiu i thotë Lutfi Hazirit: Kryeministri është vendosur më 6 tetor

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu duke folur për të gjeturat e Komisionit qeveritar për matjen e territorit i cili gjatë ditës së sotme tha se gjetjet e tyre përputhen me ato të Komisionit Shtetëror për Demarkacionin me Malin e Zi, ka thënë se Vetëvendosje, qysh në fillim ka paralajmëruar se …

Më shumë...

MZHE me platformë online për përcjelljen e zbatimit të planeve të EE

Platforma për Monitorim dhe Vlerësim (PMV) është një instrument tejet i rëndësishëm që ne të përcjellim zbatimin e planit nacional dhe planeve  komunale për Efiçiencë të Energjisë, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci me rastin e pranimit të kësaj platforme. Kreu i MZHE-së ka falënderuar GIZ-in edhe Qeverinë …

Më shumë...

Opozita është e bashkuar kundër versionit qeveritar të demarkacionit

Muharrem Nitaj: Partnerët qeveritarë po angazhohen për arritjen e konsensusi sa i përket dialogut me Serbinë

Njëzëri me Vetëvendosjen u shpreh edhe  Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila ka konfirmuar se sa  i përket çështjes së Demarkacionit opozita është e bashkuar. Opozita është e bashkuar në qëndrime për çështjen e Demarkacionit, dhe kjo pyetje as që shtrohet më. Këtë e ka dëshmuar tash e një …

Më shumë...

Ministri Haki Demolli mori pjesë në Samitin e kryetarëve të komisioneve për punë të jashtme

Ministri Haki Demolli mori pjesë në Samitin e kryetarëve të komisioneve për punë të jashtme

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, zotëri Haki Demolli mori pjesë në punimet e Samitit të kryetarëve të komisioneve për punë të jashtme, i organizuar nga Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës, me temë: ,,E ardhmja e Ballkanit në Evropë dhe integrimet euroatlantike’’. …

Më shumë...

Më 25 shkurt, në Bern të Zvicës do të protestohet për lirimin e Ramush Haradinajt

Protesta per Ramushin

Pas protestave në Colmar të Francës edhe në Bern të Zvicës do të protestohet për lirimin e Ramush Haradinajt, i cili po mbahet në izolim në bazë të një fletë-arresti të lëshuar nga Qeveria e Serbisë në vitin 2004. Protesta me kërkesë për lirimin pa kusht të Komandantit të Zonës …

Më shumë...

Komiteti për Politikë dhe Financa në Deçan ka mbajte mbledhjen e II-të të rregullt

Bazuar në nenin 52  të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 50 të Statutit të Komunës së Deçanit, Komiteti për politikë dhe Financa, ka mbajte mbledhjen e II-të të rregullt të udhëhequr nga kryesuesi  Jashar Dobraj. Për këtë  takim ishte parapa ky rend pune: Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit …

Më shumë...

Kadri Veseli dhe Lulzim Basha biseduan për zhvillimet në Kosovë dhe në Shqipëri

Kadri Veseli dhe Lulzim Basha biseduan për zhvillimet në Kosovë dhe në Shqipëri

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është pritur në Selinë e Partisë Demokratike të Shqipërisë nga kreu i kësaj partie, Lulzim Basha. Veseli dhe Basha, diskutuan për zhvillimet politike në Kosovë e Shqipëri, duke potencuar synimet e përbashkëta euro-integruese të të dyja vendeve. Veseli shprehu konsideratën e tij për …

Më shumë...

Agron Luta: Raporti i komisionit për matjen e territorit është joprofesional

Agron Luta: Raporti i komisionit për matjen e territorit është joprofesional

Agron Luta, anëtar i Komisionit për matjen e territorit është shprehur kundër raportit që ka nxjerrë ky komision. Luta ka thënë se deri më tani nuk kanë dashur të deklarohen pasi marrëveshja ishte që të deklarohet vetëm zëdhënësi i Komisionit, mirëpo këtë e kanë bërë pasi vërejtjet e tyre nuk …

Më shumë...

Hivzi Islami e quan postier anëtarin e Komisionit, Fitim Humolli i cili ka dhënë dorëheqje

Hivzi Islami e quan postier anëtarin e Komisionit, Fitim Humolli i cili ka dhënë dorëheqje

Kryetari i Komisionit të ekspertëve për matjen e territorit Hivzi Islami pas paraqitjes së raportit me të gjeturat që ka bërë ky komision ka dal në një konferencë për media ku ka thënë se kanë punuar për të vërtetën dhe se për këtë punë që bën nuk ka asnjë privilegj. …

Më shumë...

Ministri Stavileci takoi studentë të Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka”

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka takuar një grup të studentëve të Universitetit ‘Haxhi Zeka” në Pejë, dega Menaxhim Biznesi me të cilët ka bashkëbiseduar për zhvillimet ekonomike në vend, me theks, fushat që mbulon MZHE. Ministri Stavileci ka njoftuar studentët nga Peja për projektet që janë në zhvillim …

Më shumë...

Gjatë vizitës në Turqi kryetari Ismajli takoi Kryebashkiakun e Stambollit

Në cilësinë e Kryetarit të Asociacionit të Komunave ( AKK ), i shoqëruar edhe nga disa kryetarë komunash, Naim Ismajli, nga data 20.2.2017, po qëndron në një vizitë zyrtare në Turqi. Ky delegacion i Asociacionit të Komunave të Kosovës, në krye me kryetarin Naim Ismajli, ka vizituar tri komuna në …

Më shumë...

Kosova anëtarësohet edhe në një mekanizëm ndërkombëtar kulturor

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka marrë konfirmimin për anëtarësim në Federatën Ndërkombëtare të Këshillave të Arteve dhe Agjencive të Kulturës (IFACCA) i cili është rrjet global i këshillave të artit dhe ministrive të kulturës, me organizatat anëtare në mbi 70 vende. Rolin kryesor bartës në procesin e këtij …

Më shumë...

Veseli: Kosova dhe Shqipëria, shembull i ndërtimit të raporteve ndër-shtetërore

Veseli: Kosova dhe Shqipëria, shembull i ndërtimit të raporteve ndër-shtetërore

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në ditën e dytë të vizitës së tij në Tiranë, është pritur në një takim të veçantë nga kryetari i Shqipërisë, Bujar Nishani. Veseli dhe Nishani kanë biseduar për zhvillimet politike, veçanërisht për fushat e bashkëpunimit midis institucioneve të të dyja shteteve. Nishani …

Më shumë...