Monthly Archives: January 2018

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se pas reshjeve të borës të gjitha rrugët janë të kalueshme

MI bënë të ditur se të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme përkundër reshjeve të borës dhe ngricave

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se pas reshjeve të borës në orët e para të mëngjesit të sotshëm të gjitha rrugët janë të kalueshme, por se kërkohet kujdes i shtuar nga ngasësit dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugëve. Sipas MI-së, kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë në gatishmëri përgjatë …

Më shumë...

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi: Lëvizja Vetëvendosje do të votojë pro shfuqizimit të Speciales

Rexhep Selimi: Ende pa filluar dialogu më Serbinë shihet mungesë e transparencës, kjo do t'i sjell vetëm dëme vendit

Rexhep Selimi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, thotë se partia së cilës i përket ai do të votojë pro shfuqizimit të Ligjit për Gjykatën Speciale. Sipas tij, nismën për zhbërjen e Gjykatës Speciale do të duhej ta merrte Qeveria ose kryetari i vendit, Lëvizja Vetëvendosje do të …

Më shumë...

Milazim Kadriu: Radio “Kosova e Lirë”- Urime 19-vjetori

Milazim Kadriu

Radio “Kosova e Lirë”- ishte zëri i lirisë, zëri i pastër shqiptar, nderi i kombit ! Kaluan 19 vite  kur u lind në tymin dhe flakën e barotit të UÇK-së së lavdishme! Zëri i saj depërtoi nëpër krisma pushkësh duke u dhënë kurajë luftëtarëve të lirisë për luftë kundër okupatorit …

Më shumë...

Qerimane Polisi: 19-vjet Radio-Kosova e Lirë

Nezir Myrtaj: Radio-Kosova e lirë fitoi betejën (21. 6. 1999)

Ju edhe me tutje të pa lodhur Janar me acar,dimër me stuhi Zëri Juaj jehon në breshëri Kudo plumba, zhurmë tankesh Ju me zërin Tuaj, ballë me ballë rrebeshesh   Me sakrifica në borë e ngrica Me çantë krahut e letra në dorë Shpërndatë jehonë në eter Që për armiqtë …

Më shumë...

J.Krasniqi: Kam besuar se pas luftës së UÇK-së do të pushojnë praktikat e shumëzimit të “armiqve të popullit”

Jakup Krasniqi: Dëmin që “insajderi” ia shkakton buxhetit të Kosovës dhe PTK-së nuk ia shkakton gjithë “fisi” im

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në Lëvizjen Vetëvendosje. Ai ka thënë se vendimi i Gjykatës do të duhej të ishte një sihariq i mirë për vendin. Në ketë fillimviti nuk mund të kishte lajm më të keq …

Më shumë...

Tomë Gashi: Është absurde që ata të cilët e votuan themelimin e Gjykatës Speciale, kërkojnë shfuqizimin e saj

Avokati Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi, duke folur për Gjykatën Speciale, ka thënë se disa akuza të Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, janë gati vetëm që ende nuk janë publikuar. Ai i cilëson absurde që deputetët, që e votuan themelimin e Gjykatës Speciale, tash kërkojnë shfuqizimin e saj. Sipas tij, janë udhëheqësit …

Më shumë...

Donald Tramp deklaroi se do t’i mbështesë demonstruesit iranianë kundër qeverisë në Teheran

Donald Trump zgjodhi këshilltar të ri të Sigurisë Kombëtare, z. John Bolton, kundërshtar i pavarësisë së Kosovës

Kryetari amerikan, Donald Tramp sot deklaroi se do t’i mbështesë demonstruesit iranianë “në momentin e duhur”. Respekt të madh për njerëzit në Iran të cilët përpiqen të lirohen nga qeveria e tyre e korruptuar. Do të fitoni më shumë mbështetje nga SHBA-ja në kohë të duhur”, shkroi Tramp në Tuiter. …

Më shumë...

Prezantohet sot analiza “Vlerësimi i 100 ditëve të para të Qeverisë Haradinaj”

Prezantohet sot analiza “Vlerësimi i 100 ditëve të para të Qeverisë Haradinaj”

Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Instituti GAP dhe Instituti për Politika Zhvillimore, sot prezantojnë analizën “Vlerësimi i 100 ditëve të para të Qeverisë Haradinaj”. Duke marrë parasysh që Qeveria Haradinaj ka kaluar 100 ditëshin e qeverisjes, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, së bashku me Institutin GAP dhe Institutin …

Më shumë...

Ministri i Arsimit Shyqyri Bytyqi në mes të këtij muaji degradon gjashtë Universitetet Publike në Fakultete

Ministri Bytyqi: RKL ka kontribuar seriozisht gjatë bërjes së shtetit dhe është meritore edhe për demokraci dhe zhvillim

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka thënë sot se do të shikohet mundësia e ri-dizajnimit të universiteteve publike.  Ai ka thënë se universitetet në fjalë, përveç atij të Prishtinës, mund të shndërrohen në fakultete të profilizuara me nevojat e rajoneve ku ndodhen. Bytyqi theksoi se komisioni i formuar për të …

Më shumë...

Deputeti i Nismës, Bilall Sherifi kërkon që Ligji për Amnisti për deputetët të miratohet sa më parë

Sherifi: Nisma nuk është kundër zgjerimit të qeverisjes me të gjithë ata që janë të interesuar të kontribuojnë

Shefi i grupit parlamentar i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka kërkuar miratimin e Ligjit për Amnisti për deputetët të cilët kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvend. Sherifi ka thënë se vendimi i Gjykatës për dënimin e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje është i qartë se edhe deputetët e tjerë të …

Më shumë...

Ilir Sefaj: Dekada e parë e mëvetësisë po na gjen pa ushtri!

Ilir Sefaj

Kanë mbetur edhe pak javë që kur qytetarët e vendit do ta festojnë 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Por, fatkeqësisht dekada e parë e mëvetësisë së saj, Kosovën po e gjen pa ushtri. Përderisa po i ofrohemi dekadës së parë të pavarësisë së vendit, pak ka shpresë që njëkohësisht po …

Më shumë...

Gazetarët, shkrimtarët e intelektualët që kanë bashkëpunuar dhe bashkëpunojnë me Radion-Kosova

Bunkeri i Radios Kosova e Lirë

Në 19-vjetorin e Radios-Kosova e Lirë kemi evidentuar shumicën derrëmuese të bashkëpunëtorëve tanë, të cilët kanë dërguar shkrime për botim në adresën tonë. Me Radion-Kosova e Lirë kanë bashkëpunuar  jo vetëm gazetarë e publicistë por edhe politikanë e ushtarakë, intelektualë e shkrimtarë të njohur, luftëtarë të lirisë, veteranë, invalidë të …

Më shumë...

Radio-Kosova e Lirë, një histori autentike e informimit në luftë e në liri

RKL

Vendimin për themelimin e Radios-Kosova e Lirë dhe të Agjencisë së lajmeve Kosovapress, e ka marrë Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në një mbledhje të mbajtur, më 13 nëntor të vitit 1998. Nisma për të hapur një radiostacion të luftës doli nga disa anëtarë të Shtabit të …

Më shumë...

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj: Gjendja në arsim nuk është e mirë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj: Gjendja në arsim nuk është e mirë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha sot se gjendja në arsim nuk është e mirë. Sipas tij për këtë sektor duhet shumë punë. Këtë deklaratë Haradinaj e ka bërë pas një takimi  me ministrin e Arsimit Shyqiri Bytyqi. “Sektori i energjisë na ka marr shumë punë, por tash e kemi në …

Më shumë...

Kryetari Zenun Elezaj me stafin e tij vizitojnë policinë, zjarrfikësit dhe stafin shëndetësor në Klinë

Në natën e ndërrimit të moteve, Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, i shoqëruar nga nënkryetari Besim Hoti, drejtorët, Hekuran Sejdiu e Iber Elezaj, kanë vizituar policinë në Stacionin e Policisë në Klinë, Njësinë e zjarrfikësve dhe punëtorët shëndetësore, që ishin në orarin e kujdestarisë në QKMF “ Nënë …

Më shumë...

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka dënuar me kusht deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje

Gjykata Themelore e Prishtinës ka dënuar me kusht deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka dënuar me kusht deputetët Albin Kurtin, Albulena Haxhiun, Donika Kadaj Bujupin dhe Faton Topallin. Kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra shqiptoi dënimin, ku tha se është bërë edhe ndryshimi i akuzës. “Gjykata i gjykon 1 vit e 6 muaj Albin Kurtin, Albulena Haxhiu 1 …

Më shumë...